Ish-anëtari i UKÇ-së u la në burg, avokati: Ka shkruar në cilësinë e gazetarit, artikulli është në planin filozofik

2 Gusht 2023, 15:47Kronika TEMA

Ish-anëtari i UKÇ-së u la në burg, avokati: Ka shkruar

Gjykata e Tiranës la sot në fuqi masën “arrest me burg” për Dritan Goxhajn, për të cilin synohet ekstradimi në Hagë, në një proces i cili i është kërkuar Shqipërisë që ta mbikëqyrë Gjykata Speciale e Kosovës.

Fletë arrestimi nga një gjyqtar i vetëm u lëshua për Goxhajn, për shkak të një postimi datë 1 janar 2023, nëpërmjet të cilit dyshohet se zbuloi informacion të mbrojtur jo publik për dëshmitarët.

Shkrimi që përmendet në dosje u publikua në llogarinë e “Facebook” me adresë Dritan Goxhaj dhe më tej artikulli u botua dhe te një agjenci lajmesh kosovare. Informacioni që u zbulua përfshin emra, të dhëna personale dhe vendbanimin e dëshmitarëve të supozuar në proceset e dhomave të specializuar.

Një paralajmërim i Goxhajt se do të zbuloheshin të dhënat personale të dëshmitarëve dhe rrethana se ai mban përgjegjësi penale, përfshihen mes shkaqeve se përse iu kërkua Shqipërisë ta arrestojë. Pasi gjykata e Tiranës la në fuqi masën e arrestit, avokati i Goxhajt këmbëngul refuzimin e ekstradimit.

“T’i dorëzohet Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, që nënkupton Holandën, nënkupton Hagën ku është vendosur selia e Dhomave Speciale, për të ushtruar të drejta në bazë të ligjit të Kosovës.

Në vitin 2015 është krijuar, ratifikimi i marrëveshjes është në vitin 2013, nuk janë bërë ndryshime që të përfshijë edhe këtë pjesë lëndore, juridiksionale dhe që të jetë vepruese midis dy shteteve tona. Pra, flasim për hapat e mëtejshëm në lidhje me çfarë do të ndodhë me këtë procedurë”, shprehet avokati Bashkim Nikolla.

Shqipërisë i kërkohet gjithashtu të ofrojë ndihmë për transferimin pa vonesë të Goxhajt në Dhomat  e Specializuara të Kosovës dhe të mos ia bëjë të ditur askujt përmbajtjen e fletë arrestimit.

Për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit, çështja që po shqyrtohet në Dhomën Penale të Tiranës, mbahet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias.

“Gjykata ka mbaruar punë, i ka dhënë vendimet. Ky ka shkruar në cilësinë e gazetarit. Në atë artikull, është referenca për mëmëdhenë, që kontribuojnë për mëmëdhenë, jo në planin ideologjik, por në planin filozofik, juridik“, thotë avokati.

I arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimi, Goxhaj dyshohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

5 Komente

  1. P
    Pjeter mustaku

    Gjithcka ketu eshte e mbaruar

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buda

      Dritan Goxhaj nuk ka asnje pergjegjesi zyrtare per te dhenat qe ka siguruar si gazetar investigativ i lire; pergjegjesi kane ata qe i kane nxjerre seksretet. Komuniteti i gazetarve te Shqiperise duhet te ngrihet ne kembe ne mbrojtje te lirise se fjales.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Haka Tekizoti

        Gjykata Speciale e Kosovës, që në të vërtetë, duke u paraqitur antishqiptare është gjykatë e shtetit që i shërben, pra e Serbisë prej nga ka marrë të gjithë dokumentacionin akuzues për ish-luftëtarët çlirimtarë të Kosovës nga pushtuesi serb, nuk ka të drejtë t'i mbyllë gojën askujt. Mbyllja e gojës së njerëzve të lirë është me natyrë fashiste. Veprimi i Gjykatës, duke akuzuar Dritan Goxhajn për dekonspirim të dëshmitarëve të mbrojtur, pra duke pranuar që emrat që përmend i akuzuari janë të atillë, është dekonspiruesja reale e tyre dhe për këtë duhet të mbajë vetë pērgjegjësi. Kush na bind që Gjykata nuk i ka dakonspiruar vetë në mënyrë konspirative dëshmitarët e mbrojtur si një kurth me qëllim që të justifikojë dështimin e pritshëm të saj, sepse, mesa duket e ka parë që gjithē akuzat që ka ngritur kundër luftëtarëve të UÇK-s janë false.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lisi

          Piktor mos e bo edhe kët TURP se ja bon vetes piktor...shqiptarëve balta sllave nuk i ka ngjit kurr po ty do të njollosi përjetë...!

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qazo

            Nxirri topet dritan, mbaj pergjegjesi per veprimet e tua. Je ish ushtarak

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje