Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për ish-anëtarin e UKÇ, Dritan Goxhaj

2 Gusht 2023, 15:04Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për ish-anëtarin

Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg me afat 40 ditë” Dritan Goxhajt. Togat e zeza kanë kërkuar informacion shtesë nga ana e drejtësisë së Kosovës në lidhje me akuzat e ngritura në ngarkim të ish-ushtarit të UÇK-së.

Përballë togave të zeza, Goxhaj ka pretenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve në rrjetet sociale. Ai kërkohet nga ana e autoriteteve të Kosovës për intimidim të dëshmitarëve.


Pak ditë më parë, Gjykata e Hagës ka kërkuar ekstradimin e Goxhajt. Letërporosia nga Kosova është ekzekutuar nga institucionet e drejtësisë tonë.

Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Tiranës thuhet se Goxhaj akuzohet për “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës. Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg dhe po ashtu ka firmosur edhe lejen për kontroll të banesës së tij.

Dritan Goxhaj është djali i ish-zv/shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Kolonel Goxhaj iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë. Më pas edhe djali i tij iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare. Ai ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me Komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri.

5 Komente

  1. T
    Tirana-Free

    "Bravo" Gjykata e Tiranes..me ne Funde po shikojme se jeni "Tamam me satndartet e BE-s"??? Na Gjykata-Shkerdhata:Kur do tja jepni Serbise Dritanin????

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aljen

      Kjo ka per te qene nje komedi. Po duket hapur dora ruse ne kete histori te kesaj gjykate pe leshi.......Turp edhe per Tiranen zyrtare.

      Përgjigjjuni
      1. S
        SADIU

        Lëreni të lirë, apo po i bëni qejfin Serbëve dhe Kurtit. Luftoi për lirin e Kosovës.

        Përgjigjjuni
        1. U
          UÇK

          Gjykata e Tiranes gjykatë serbe e ndikuar edhe nga ministrija e drejtsisë se Kosoves më në krye ministen e qeverisë ZDRAVO Albulenë Gabelicen qe e ka dergu kshilltaren e vet Nazlije Balaj më dhenë deshminë e rrejshme te pregaditur nga ministresha e qeverisë ZDRAVO te Vetfundosjes

          Përgjigjjuni
          1. @
            @

            Çar po ndodh me UÇK-në i bie qe kete fat të ketë edhe Zelensky me të gjth ata qe mbrojne vendin e tyre Ukrainën. Lereni tjetrin të lire e mos degjoni me çar thote gjykata e Hages .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje