Ndodh në Shëngjin / I gjithë pallati kapet duke vjedhur energjinë elektrike

2 Gusht 2023, 14:44Kronika TEMA

Ndodh në Shëngjin / I gjithë pallati kapet duke vjedhur

Një pallat i tërë i lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin e furnizimit me energji elektrike është zbuluar në Shëngjin.

Sipas OSSH, i gjithë pallati shumëkatësh vidhte energjinë elektrike, ndërsa aktualisht është proceduar subjekti, si dhe është ndërprerë energjia elekrike.

Njoftimi i OSHEE:

Nën drejtimin e Drejtorisë Rajonale OSSH Shkodër, në bashkëpunim me Departamentin e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, kanë zbuluar dhe proceduar në polici subjektin privat, pasi vidhte energji elektrike në zonën e Shëngjinit.

Nga kontrollet e ushtruara u konstatua një objekt banimi (pallat shumëkatësh), i cili ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik të OSSH, duke shkaktuar dëm ekonomik ndaj shoqërisë si dhe vepër penale, bazuar mbi kodin.

Rasti u ndoq në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente.

 

4 Komente

  1. A
    Ai qe paguan rregullisht

    Ne bashkepunim me punonjes te oshe,sidomos biznese ka shume te tille ne te gjithe vendin

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Hahahaha. Atyre duhet tua falin se qenka psllat hajdutesh loool. Keshtu esht kur ju jep popullit rroga e pensione minimale

      Përgjigjjuni
      1. L
        LORA

        Padyshim qe pergjegjes,te pare dhe te fundit, jane strukturat e OSHEE,,,,nen hunden e te clave vidhet ne menyre transparente. Dhe historia tri-dekadeshe e humbjeve ne rrjetin e energjise elektrike vjon ,pa u ndeshkuar .

        Përgjigjjuni
        1. O
          OLSI

          Kur shteti nuk funksionon , ndodh cdogje , shteti shqiptare ka 30 vjet , qe ka vdekur. Ligji funksionon vetem per fakiret e mbaruar, ai qe ka lekun paguan dhe nuk i hyn gjemb ne kembe. Kush flet per ligje dhe per shtet , qe funksionon ketu tek ne eshte naiv .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje