Dronët identifikojnë parcelat me kanabis në Shkodër, asgjësohen 6201 fidanë, arrestohet 29 vjeçari

19 Qershor 2024, 11:31Kronika TEMA
Dronët identifikojnë parcelat me kanabis në Shkodër,

Një 29 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës për kultivim kanabisi. I riu Marjan Livadhi kishte mbjellë në malin e Shoshit 835 fidanë kanabis.

Policia thotë se kontrollet kanë vijuar edhe në njësitë administrative Shosh, Shalë, Pult dhe Postribë, Shkodër, ku u gjetën në total 4902 fidanë kanabis.

Në territorin e njësisë administrative Temal, u gjetën 244 fidanë kanabis, ndërsa në territorin e njësisë administrative Gjegjan, Pukë, u gjetën 220 fidanë kanabis.


Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre fidanëve kanabis.

1 Komente

  1. s
    spata

    Nje gje s'po me pelqen .Per Lazarati u c'kulen te gjithe ta ndeshkonin dhe mire bene .Lazarati tani i eshte kthyer punes e jetes normale .Po me malesine e Shqiperise pse nuk po bejne te njejten gje ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje