Një sasi lënde plasëse i është vendosur makinës së policit Kastriot Selimaj, mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tepe” në Shkodër.
Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës, dhe autorët dyshohet se kanë kaluar murin rrethues për të vendosur lëndën plasëse.
Në polici, Selimaj ka deklaruar se nuk ka probleme me njeri dhe dyshimet janë për shkak të punës.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të makinës.
Te gjithë keta pretendojne se nuk kane probleme me njeri. Pastaj, dalin problemet, nje e nga një.