Droni i policisë kap 45-vjeçarin duke vaditur kanabisin në Krujë

4 Qershor 2022, 10:20Kronika TEMA

Droni i policisë kap 45-vjeçarin duke vaditur kanabisin në

Policia e Krujës ka arrestuar një person për kultivim të bimëve narkotike.

Burime nga policia lokale thonë se gjatë monitorimit me dron, në zonën e quajtur “Bruz Zall”, është evidentuar duke ujitur bimët e dyshuara narkotike, shtetasi S. H., i cili sapo ka parë dronin ka tentuar të fshihet, por është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit është sekuestrohet edhe një sasi lënde narkotike kanabis në formë boçesh dhe janë asgjësuar me anë të djegies 62 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Në pranga ka rënë edhe një shtetas tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor i 45-vjeçarit që kishte kultivuar bimët narkotike.

1 Komente

  1. P
    Patrioti Verior

    Ky droni i policisë, pse nuk i zbulon terroristët që vresin njerëz në lokale, ditën për diell? Ëëëëh, apo është kalkuluar vetëm për barishte!?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje