SPAK kërkon 3 vite e 4 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe

3 Qershor 2022, 12:43Kronika TEMA

SPAK kërkon 3 vite e 4 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Lushnjes

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar këtë të premte nga gjykata dënimin 3.4 vite burg për ish-Kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe. Ndërsa për ish-zëvendësin e tij Genian Nushin, SPAK ka kërkuar dënimin e 2.8 vite burg.

Ish-kreu i Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe akuzohet për “Shpërdorim detyre” nën dyshimin se gjatë funksionit ka favorizuar në tre raste shtetas të ndryshëm.


Të pandehur në gjykatë përfunduan edhe 20 persona të tjerë të cilët rezultuan në shkelje të ligji, e konkretisht ish-zyrtarë të Bashkisë anëtarë të Komisioneve për tenderin e pastrimit të kanalit vaditës, por edhe pronarët e kompanisë që kryen punimet.

19 prej të pandehurve kërkuan gjykimin e shkurtuar, ndërkohë 3 të tjerë i kërkuan gjykatës të vijojnë me gjykim të zakonshëm.

1 Komente

  1. k
    kthhh

    Shume mire.Tani fusni ne burg Berishen e Meten.Apo krimet e filmuara me ze e figure nuk quhen krime?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje