5 milionë euro pasuri, prokuroria ankimon vendimin për vëllezërit Marku

2 Qershor 2022, 12:08Kronika TEMA

5 milionë euro pasuri, prokuroria ankimon vendimin për

Prokuroria e Tiranës ankimon vendimin për lirimin e pasurive të vëllezërve Marku.

Institucioni i akuzës i është drejtuar apelit me kërkesë për sekuestron preventive të pasurisë së Sokol e Elson Marku dhe familjarëve të tij.

Sipas prokurorisë të dy vëllezërit janë të përfshirë në aktivitet kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike.

Kujtojmë se disa ditë më parë Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe urdhëroi pushimin e kësaj çështjeje, duke urdhëruar lirimin e pronave që kapin vlerën e rreth 5 milion eurove.

Sokol dhe Elson Marku janë djemtë e Nënë Lizës, të moshuarës që protestoi për shembjen e banesës në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Belgjika më ka prerë ndihmën sociale.Ky shtet nazi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje