Zbërthehet telefoni i Nuredin Dumanit, fotoja e zyrtarit të policisë në telefonin e vrasësit

2 Qershor 2022, 10:14Kronika TEMA

Zbërthehet telefoni i Nuredin Dumanit, fotoja e zyrtarit të

Fotografia e një ish zyrtari të sektorit të hetimit në policinë e Elbasanit e gjetur në celularin e të akuzuarit për disa vrasje Nuredin Dumani, ka alarmuar policinë dhe Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se i arrestuari për krim të organizuar nuk ka dhënë ndonjë sqarim në lidhje me foton e zyrtarit të policisë, duke mos shpjeguar se përse ajo ndodhej në memorjen e aparatit të tij, ndërkohë që në lidhje me këtë fakt ështe pyetur edhe bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë Henrik Hoxha, i arrestuar bashkë me Dumanin.

Oficeri në fjalë që prej vitit 2019 transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ndërsa mësohet se pas këtij informacioni ai ka kërkuar mbrojtje. Kërkesa e tij nuk është realizuar të paktën deri tani nen argumentin se nuk ka rrezik.

Dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani pas arrestimit të tij në Fier, solli zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda të ndodhura kryesisht në Elbasan, Durrës, Tiranë ku u lëshuar 32 urdhër-arreste, nga të cilat 14 jane ende të paegzekutuara pasi nuk u gjendën në banesa.

Mes të arrestuarve është edhe një efektiv i policisë së Lezhës, i cili më parë ka qënë në policinë e Elbasanit i cili dyshohet se ka ndikuar në tjetersimin e provave në ngjarjet ku ishte implikuar grupi i Nuredin Dumanit.

Prokuroria firmosi 32 urdhëra arresti por prej tyre u ekzekutuan vetëm 18 çka u bë shkak që Agjensia për Mbikqyrjen Policore të nisë hetimet me dyshimet se ka patur dekonspirim të operacionit.

4 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Policia e Shtetit duhet te shikoje rekordet e Drejtorit te Policise Tirane per lidhjet qe ka me vellezerit Kuci qe jane nen akuze per disa vrasje

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionist pa pension

      Shkruani ketu, se jane anonim, cdo vrasje duhet te zbulohet. Sidomos familjet e viktimave, sot kane shans te gjejne vrasesit e familjareve te tyre. Shpresojme te zbulohet vrasja e Bankierit Santos, dhe Deputeti Fatmir Xhindi.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Malo

        Cfar do me thene se ketu je Anonime,Po hapet telefoni o rrote mulliri jo qe ti te shkruash e te ngelesh anonime je normal???

        Përgjigjjuni
    2. S
      Skerdi

      O burra, gjeni sajoni e kujt mos ja tregoni. Si nuk ju vjen turp, po çar jan këto që u gjend fotoja e iksit filan. Po unë që kam foton e ramës, e kam shok, të afërt apo bashkpuntor. Akoma me sajesa do mereni, fotot mund ti gjesh kudo, ti sajosh si të duash. Meruni me ato çka thotë e sa të vërteta janë, se dumani mund edhe të manipulohet si puna e dëshmitarit të personit që donte të vriste tom doshin, e pastaj e tërhoqi akuzën sepse usta meta, i kujtoj familjen, ndërsa dumanait i premtohet për mbrojtje vetëm të sajoi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje