
Ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi është dënuar nga GJKKO me dy vite burg, për shkak të një abuzimi me tenderin për RTSH Agro. Gëllçi përfiton nga gjykimi i shkurtuar, duke iu ulur kështu dënimi në 1 vit e 4 muaj. Po ashtu, ai nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vitet e ardhshme.
Ndërkohë, tre të akuzuarit e tjerë për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci, u dënuan me nga një vit burg.
Thoma Gëllçi dhe tre punonjës të KVO u arrestuan nga SPAK pasi dyshohet se kishin kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, për blerjen e materialeve për hapjen e kanalit RTSH Agro.
Thoma Gëllçi gjatë dëshmisë së tij para prokurorëve ka sqaruar se e ka bërë zgjatje të kontratës me kompaninë, duke nënvizuar faktin është një procedurë që e parashikon ligji i prokurimit.
Ai ka mohuar kategorikisht që të jetë abuzuar me fondin prej rreth 87 milionë Lekësh për hapjen e kanalit RTSH Agro.
Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit tTetor të vitit të shkuar, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender.
Po ç'te duhej ore zoteri te vije nga Amerika per te ndihmuar kete mut vend. Nuk e di te qe ne Shqiperi, ai qe punon per te miren e vendit e ha sa krahu?!
Paska ndihmuar Shqiperine duke pranuar vendin e drejtorit te Pergjithshem te RTSH ? Dhe pastaj paska vjedhur tenderin? Dhe kjo quhet ndihme per atdheun? Une them qe ke te drejte kur pyet pse erdhi ne Shqiperi. Keta njerez duhet te rrijne sa me larg e te na ndihmojne sa me pak.
EDI ka edhe gurin e arren ne dore .....po punove e ke pas qafe