Atentat ndaj fisit Bajri në Shkodër, një i vrarë: Si u ekzekutua duke pirë kafe Naim Bajri, në 2001 i vranë djalin

3 Qershor 2022, 09:06Kronika TEMA

Atentat ndaj fisit Bajri në Shkodër, një i vrarë: Si u

Naim Bajri ka mbetur i vrarë këtë të premte nga të shtënat me armë në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani” ku Bajri, i cili ka lidhje gjaku me fisin me të njëjtin mbiemër, kishte një dyqan peshku.

Punonjësi i tij ka ngelur i plagosur me një plumb në krah dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Bajri ishte duke pirë kafen e mëngjesit me të punësuarin e tij në momentin që ka rënë pre e atentatit, ku edhe humbi jetën.

Një automjet  tip “Benz” është afruar pranë trotuarit dhe është qëlluar në drejtim të 68-vjeçarit me breshëri automatiku, dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të by pass-it.

Nga sa mësohet viktima ka marrë 7 plumba në trup, ndërsa i plagosuri një në krah. Ky i fundit ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë një automjet është gjetur rreth orës 07:50 në flakë në zonën e livadheve, pak metra nga banesa e fisit Lici dhe dyshohet se i përket autorit/ëve të krimit.

Kush është Naim Bajri

21 vite më parë, Naim Bajrit, viktimës së atentatit të sotëm në Shkodër i kanë vrarë të birin.

Më 21 tetor të vitit 2001, Ilmir Hajdari, së bashku me Xhabir Shegajn dhe Kujtim Barbullushin ekzekutuan Indrit Bajrin me armë automatike.

Vetë Shegaj u ekzekutua me snajper në vitin 2015 për vrasjen e Indrit Bajrit. Në atë kohë policia bëri me dije se Ilmir Hajdari kishte debatuar me Indrit Bajrin e në grindje e sipër kishin kërcënuar njëri-tjetrin e ishin ndarë të acaruar.

Hajdari është dënuar me 16 vite burg për vrasjen e Bajrit. Ai u arrestua në vitin 2009, por pas 4-5 vitesh është liruar.

68-vjeçari, Naim Bajri vdiq të premten rreth orës 07:20 në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Punonjësi i tij ngeli i plagosur në dyqanin e peshkut me një plumb në krah, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë makina që dyshohet se autori/autorët kanë përdorur për të kryer krimin u gjet e djegur në zonën e livadheve, pak metra nga banesa e fisit Lici.

Fisi Bajri është i njohur në Shkodër sa i takon konflikteve të shpeshta që kanë përfunduar me vdekjen e disa personave.

3 Komente

  1. D
    Dardan

    Po vrave do vritesh. SPAK te mos mburret me te plagosurit qe u bien ne dore nga qielli, por te kape peshkaqenet e medhenj -Sali Berishen dhe Ilir Meten.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ai shoku

      ishalla I merr me vete edhe kushurinjte

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Sherrin kta e kan fillu vet. Ka 40 vjet qi bajne sherr (me Ferit e t'jer)

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje