
Një hap të madh përpara për reformën në drejtësi e konsideron ambasadorja amerikane Yuri Kim, dekretimin e emërimit të Sokol Ngresit, si gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
“Hap i madh përpara për reformën në drejtësi: Gjyqtari i 13-të i Gjykatës së Lartë u dekretua sot, duke i dhënë mundësi dhomave të bashkuara që të kenë më në fund kuorumin pas 5 vitesh. Kjo do të thotë se Gjykata e Lartë është në gjendje tashmë të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë raste dhe të ndryshojë ligjet gjyqësore në mënyrë racionale.
Ky hap i madh vjen falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës. Shpresojmë që kjo të vazhdojë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por përfundimisht po ecën përpara dhe po prodhon rezultate reale”, shkruan Kim.
Ambasadore respekte te vecanta per punen qe po ben, por duhet qe spak te shterngosh akoma me shume qe te beje punen per te cilen paguhet, e te mos reagoje kur i preket likja, i cili eshte nder kriminelet kryesore te vendit. Ai e ka vendin ne burg e jo ne presidence.