Dy helikopterë “BlackHawk” do t’i shtohen Forcave të Armatosura/ Peleshi: Investim për sigurinë e vendit

3 Janar 2024, 13:11Kronika TEMA
Dy helikopterë “BlackHawk” do t’i shtohen Forcave të

Dy helikopterë amerikanë Black Hawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura Shqiptare në fund të muajit Janar 2024.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se ky është “një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri”.


“Dy helikopterë amerikanë #BlackHawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji.

Një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.

Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik #SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme”, shkruan ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Lini një Përgjigje