Një 38-vjeçar shqiptari humbi jetën gjatë orëve të para të së martes në periferi të Kremones në Itali.
Sipas mediave italiane, viktima është Erion Bali, banues në Gadesco Pieve Delmona, menaxher i një prej restoranteve italiane.
Përplasja ndodhi në rrethrrotullimin e San Felice. Makina e drejtuar nga 38-vjeçari, tip ”Volkswagen Golf”, e cila po shkonte drejt Gadesco-s, i ka dalë jashtë kontrolli, është përplasur me një tabelë dhe më pas me bordurën e rrugës.
Një nga hipotezat e aksidentit është ajo e gjumit. Zjarrfikësve iu desh të ndërhynin për shumë orë në përpjekje për të nxjerrë nga makina 38-vjeçarin.
Në vlerësimet e para të bëra nga personat me uniformë duket se humbja e kontrollit të makinës ka nisur rreth njëqind metra para rrethrrotullimit.
Lini një Përgjigje