Pas festës vjen trafiku, varg makinash në aksin Elbasan- Prrenjas, fluks edhe drejt Tiranës

2 Janar 2024, 17:20Kronika TEMA

Pas festës vjen trafiku, varg makinash në aksin Elbasan- Prrenjas,

Për shkak se shumë qytetarë kanë lëvizur për të festuar Vitin e Ri në Korçë, në kthim është shënuar një fluks i lartë makinash, duke krijuar një varg automjetesh në aksin Elbasan- Prrenjas.

Po në këtë aks gjatë ditës së sotme është shënuar një aksident por vetëm me dëme materiale.

Gjithashtu trafik ka edhe për shkak të fluksit të mjeteve që kthehen në drejtim të Tiranës, si edhe ata që lëvizin në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset “Qafë thanë-Elbasan dhe “Rrogozhinë-Elbasan”. Policia rrugore e Elbasanit ndodhet në terren për të menaxhuar situatën.

“Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë 100% në terren, si dhe kanë shtuar vigjilencën, me qëllim menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të mjeteve që kthehen në drejtim të Tiranës, si edhe ata që lëvizin në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset "Qafë thanë-Elbasan dhe "Rrogozhinë-Elbasan".

Gjithashtu, në terren, në mbështetje të Policisë Rrugore janë angazhuar edhe shërbimet e Rendit Publik dhe ato të forcës Shqiponja të DVP Elbasan, për sigurinë rrugore dhe për të garantuar se nuk do të ketë bllokim të lëvizjes.

Drejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, që të mos kthehen në burim për aksidente rrugore apo për bllokim të lëvizjes”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje