Përndiqte prej 1 viti një vajzë në Facebook, arrestohet 44-vjeçari nga Maliqi

3 Janar 2024, 11:13Kronika TEMA
Përndiqte prej 1 viti një vajzë në Facebook, arrestohet

Policia e Korçës ka arrestuar një 41-vjeçar për përndjekje. Mësohet se një vajzë nga fshati Sheqeras ka bërë kallëzim pranë komisariatit të Maliqit duke treguar se prej 1 viti, një 41-vjeçar e përndiqte në rrjete sociale, i dërgonte kërcënime në Facebook.

Përndjekja nuk ka qenë thjesht në rrjete sociale, pasi 41-vjeçari me iniciale T.Sh. i shkonte tek banesa e prindërve në fshat dhe dyshohet se edhe ka goditur babanë dhe vëllain e vajzës.

Pas kallëzimit, ai u arrestua menjëherë nga policia ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje