Dyshohet se tentoi të rrëmbente një fëmijë në një market në Tiranë, zbardhet dëshmia e 57-vjeçares: Po luaja më të

20 Shtator 2024, 16:39Kronika TEMA
Dyshohet se tentoi të rrëmbente një fëmijë në

Është zbardhur dëshmia e 57-vjeçares e cila disa ditë më parë tentoi të rrëmbente në një market një fëmijë në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se në polici, gruaja në fjalë, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, ka deklaruar se po luante me fëmijën 2 vjeç në prani të nënës së saj dhe nuk ka dashur ta rrëmbejë.

“Thjesht po luaja me fëmijën në prani të nenës. I dhashë një çokollatë dhe dola jashtë. Nuk kisha synim për ta rrëmbyer thjesht po luaja”, ka dëshmuar ajo.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ku brenda marketit zonja ka marrë në krahë një të mitur 2-vjeçe, ka dalë nga marketi dhe më pas është rikthyer sërish.

Sipas policisë, shtetasja me iniciale R. B., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

"Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 15.09.2024, i cili bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ku brenda një marketi një shtetase ka marrë në krahë një të mitur 2-vjeçe, ka dalë nga marketi dhe më pas është rikthyer sërish, ju njoftojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasen R. B., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 57-vjeçaren, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 110/22 i Kodit Penal", njoftoi policia. 

 

 

Lini një Përgjigje