E rëndë në Korçë: Babai në gjendje të dehur qëllon me thikë të birin, i riu ndërhyri për të mbrojtur të ëmën

3 Qershor 2024, 09:18Kronika TEMA
E rëndë në Korçë: Babai në gjendje të dehur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Korçë.

Nazmi Pane ka qëlluar me thikë djalin e tij Gjergj Pane. Mësohet se babai ka qenë në gjendje të dehur.

Ngjarja ndodhi në lagjen 10 të qytetit të Korçës, që njihet ndryshe edhe si “lagjja e francezëve”. Nga të dhënat paraprake mësohet se djali ka pësuar plagë në dorë.

Nga hetimet e para mësohet se burri tentoi të godiste bashkëshorten dhe ka ndërhyrë djali për të parandaluar krimin.  Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur plotësisht rrethanat.

 

 

1 Komente

  1. U
    Uau

    Po lini nam kudo me hanxhare ore Nazmi ziu, dehur e padehur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje