Portali 'gjobëvënës' për të denigruar zyrtarët e Policisë, Gjykata jep masën e sigurisë për gazetarin dhe ish-punonjësen e AMP-së

2 Qershor 2024, 13:54Kronika TEMA
Portali 'gjobëvënës' për të denigruar

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-zyrtaren e AMP, Rexhina Omerin dhe gazetarin Ervis Hasanaga.

Ata akuzohen për falsifikim kompjuterik pasi përmes një portali bëni shkrime të rreme me qëllim denigrimin e drejtuesve të policisë. Në kërkim vijon të jetë Kushtrim Selimi, i cili më herët mbante postin e Shefit të Sektorit në AMP.

Dy ish-zyrtarët e AMP-së në bashkëpunim me gazetarin Ervis Hasanaga publikonin shkrime për të denigruar drejtuesit e lartë të Policisë, Muhamet Rrumbullakun, Neritan Nallbatin dhe Rebani Jaupin.

Selimi synonte që përmes këtyre presioneve të bëhej drejtor.

Disa drejtues dhe persona kanë bërë denoncime lidhur me këtë çështje.

Gjithashtu i përfshirë është edhe vëllai i Kushtrim Selimit, i cili mban pozicionin e shefit kundër narkotikëve në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Ky i fundit informacionet që siguronte për shkak të detyrës ia dërgonte vëllait për t’i publikuar.

Lini një Përgjigje