Rrugorja me “dorë të hekurt”: 18 shoferë të ndaluar në një javë, rreth 13 mijë gjoba

2 Qershor 2024, 10:33Kronika TEMA
Rrugorja me “dorë të hekurt”: 18 shoferë të

Policia Rrugore ka arrestuar 18 persona dhe ka vendosur rreth 13 mijë gjoba për një javë.

Mësohet se drejtuesit e automjeteve kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor, nga shpejtësia mbi normat e lejuara, mosvendosja e rripit të sigurimit deri te drejtimi nën ndikimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:


Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (26.05.2024 – 01.06.2024) 


Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:


-18 Arrestime dhe procedime penale:
- 6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
-2 persona për pa leje drejtimi.
-7 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
- 2 persona u proceduan për korupsion aktiv.
-1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

 Masat administrative:


- 12.742 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,813 në ditë.
-68 masa për xhama të zinj.
- 681 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
- 410 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
-713 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
-58 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
- 8.732 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:


- 9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
- 45 raste për tejkalim shpejtësie.
- 3 raste të ndryshme
- 14 automjete u bllokuan, përfshirë 1 me targa të huaja.


Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!

Lini një Përgjigje