Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, ku një fëmijë me origjinë shqiptare është mbytur në det.
Sipas mediave greke, djali i mitur i moshës 6-7 vjeçare u mbyt teksa po notonte në det në zonën e Arvit.
Vogëlushi i quajtur Nikolas ishte me nënën e tij. Shtëpia e tyre ndodhet pak metra larg plazhit. I mituri kërkoi të futej në det, por nëna nuk e lejoi për shkak të dallgëve.
Mesa duket, ai i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe u largua. Por fatkeqësisht u mbyt si pasojë e detit të trazuar atë moment.
Ka qenë një banor i zonës që pa vogëlushin në det që qëndronte përmbys pa ndjenja dhe menjëherë ngriti alarmin.
Në vendngjarje shkuan edhe banorë të tjerë të fshatit. Mjekët, që shkuan me urgjencë në vendngjarje, tentuan ta rikthenin në jetë përmes defibrilatorit.
Nikolas u transportua me urgjencë për në spital, por pavarësisht përpjekjeve edhe aty, vogëlushi nuk ia ka dalë.
Nikolla ,,,,, iku
a re Nikollaqi ,,,,
Oh çfarë fatkeqsie! U prefsh në paqe vogëlush! Zbukurove qiellin dhe helmove prindërit. Zoti tu japë kurajë!
Po juve ggg dhe a , nuk ju pëlqeu emri i fëmijës , si duhet t' kishte Mazllum , Mahmut , Sherefedin , apo Qeramudin , apo Abdylaqim ?
Mahmut e ka gjyshi,,,
U preft në paqe ky ëngjëll i vogël ! Emrat shqiptar nuk kanë s në fund,por siç e dim të gjithë shqiptarët ndrruan emrat dhe u vaftisën,sepse nuk i merrte njeri në punë.Pra nevoja dhe fukarallëku i bënë ata të ndryshonin emër e mbiemër,por të pagëzonin edhe fëmijët me s në fund si korofillakët e Gërqisë.
Enver ,Mehmet ,Kadri ,,,emra shqiptar ,,,,Enveris , Mehmetis , Kadris ,,emra grek ,,,,