U dhunua me dorezë hekuri në mes të ish-Bllokut, avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë në gjendje të rëndë

1 Qershor 2024, 11:33Kronika TEMA
U dhunua me dorezë hekuri në mes të ish-Bllokut, avokati Sokol

Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua mëngjesin e 29 majit nga tre persona në ish-Bllok vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Sipas burimeve, ai është i intubuar prej katër ditësh në sallën e reanimacionit në spitalin e Traumës, ndërsa të hënën do tentohet nga mjekët që të bëhet zgjimi i tij.

Avokati i Berishës, Mëngjesi u dhunua më 29 maj, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë vetëm pak minuta pasi kishte lënë djalin në kopsht. Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit, ku 3 goditën avokatin dhe njëri i transportoi në pranga ka rënë vetëm një.

Dorian Aliaj u vetëdorëzua mbrëmjen e dy ditëve më parë dhe ka folur para grupit hetimor. Sipas tij, ai dhe Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku nuk e kishin planifikuar sulmin ndaj avokatit.

Nga ana tjetër i ndaluari Dritan Nano, i cili sipas policisë dyshohet si organizator i sulmit ndaj avokatit ka mbajtur qëndrim mohues duke e përjashtuar veten nga kjo ngjarje.

E gjithë historia nxorri blof ish kryeministrin Sali Berisha i cili sapo doli lajmi i dhunimit, akuzoi se ishte hakmarrje e Edi Ramës.

Lini një Përgjigje