
Pesë persona të tjerë nga radhët e policisë kanë bërë kallëzim pranë krimit kibernetik ndaj zyrtarëve të agjencisë së mbikëqyrjes policore dhe gazetarit Ervis Hasanaga në lidhje me shkrimet e publikuara në portalin që menaxhohej prej tyre.
Në kallëzimin e tyre ata janë shprehur se përmes lajmeve të publikuara, të cilat I konsiderojnë të pavërteta, janë cenuar duke Iu prishur imazhin dhe integritetin, per shkak te pozicioneve të punës që mbajnë.
Ndërkohë, policia e Tiranës vijon kërkimet për arrestimin e Kushtrim Selimit. Ky i fundit dyshohet se kishte hapur portalin shqipneës.info ku publikonte shkrime për kupolën drejtuese të policisë dhe amp me qëllim denigrimin e figurës të tyre për të përfituar favore personale
Të enjten, gazetari Ervis Hasanaga dëshmoi duke thënë se lajmet atij ia niste punonjësja e amp rexhina omeri dhe ky i fundit kishte si rol vetëm publikimin e tyre në portal kundërjt pagës mujore prej 600 eurosh.
E pyetur nga hetuesit rexhina omeri ka pranuar se shkrimet ia niste ajo gazetarit , shkrime te cilat ja dërgonte Kushtrim Selimi. Ajo ka thënë se Selimi këtë gjë e bënte për inate personale.
AMP ndërkohë përjashtoi nga detyra Rexhina Omerin dhe kushtrim selimin pasi akuzohen nga blute si organizatorët e ngritjes së një skeme gjobvenie dhe shantazhi përmes një medie online.
Ky është rasti I parë që goditet një rast I tillë ndërkohë në prokurorinë e tiranës dhe ne gjykata janë të denoncuara edhe portale të tjerë të cilët përmes shkrimeve të rreme tentojnë të denigrojnë imazhin e binzmenëve te ndryshëm apo kompanive, me qëllim gjobvenien, por deri ne keto momente nga organet e drejtesisë e nuk është bërë asgjë lidhur me keto kallëzime./vizionplus.tv/
I'u prish Neritan Nallbat kriminelit, rehatia e bashkëpunimit me bandat.
Portali me i rrezikshem eshte Pamfleti. Pamfleti eshte organizate kriminale, e drejtuar nga bandat kriminale, u sherben atyre.