Më 26 qershor të vitit 2014 Tirana dhe e gjithë Shqipëria u trondit nga vrasja e një prej biznesmenëve më të fuqishëm të vendit, Artan Santo.
Ai u qëllua me armë nga dy persona me motor pranë hyrjes së bankës së themeluar prej tij. Ndonëse kanë kaluar kaq vite, ngjarja mbetet ende mister.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji, tha se ka dyshime që vrasja e Santos lidhet me persona të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta.
“Ka informacione që ngrenë dyshime edhe nga të dënuar dhe persona të arratisur që kanë folur me agjentë të policisë, vrasja që shfaqët ka dyshime të forta se ekzekutori, ai që zbriti nga motori, është sot i zhdukur.
Nuk dihet ku është, ka vite që është rrëmbyer dhe më pas është zhdukur. Ai që nget motorin, sot është në arrati. Nuk ka asnjë gjurmë që ndodhet në Shqipëri.
Ndërsa porositësi është në burg në Shqipëri. Dyshohet se ka ndodhur për shkaqe të lidhura jo me kriminalitet në Shqipëri, por për trafik ndërkombëtar të drogërave të forta, të cilat kishin krijuar një garanci në një bankë, ku drejtuesi i saj nuk ishte dakord që të bënte negociata me njerëz të rrezikshëm dhe për këtë ai mori dënimin fatal.
Është një fabul, sepse edhe ministri i Brendshëm në atë kohë, kur doli në deklaratë, e dinte se çfarë kishte ndodhur dhe kishte informacion se kush e kishte bërë.
Dhe menjëherë forcat RENEA u përqendruan në Fushë Krujë. Pati edhe të shoqëruar”, tha ai.
pyesni grida sumen se ndoshta di ndonje gje me shume...
Ky njeri vetem ekspert nuk eshte! Flet fjale pazari dhe vuan per protagonizem. Ne nje emision televiziv per vrasjen e Tahir Zemes, ky eksperti thote: "Mendoj se ne kosove e dine kush eshte vrasesi. Nese do zbulohej vrasesi do te zbulohej kush e ka vrare." Ky eshte eksperti.
Hahaha... i madh je! ????
Gezim Cela porositesi Stafuka qitesi. Gezim Cela u arrestua sepse vendodhja e tij u dekonspirua nga Altin Lame, qe eshte krahu i armatosur i Erion Veliaj si kunderpeshe i krahut te armatosur te Belinda Ballukut , pra Gezim Celes dhe Met Hases. Nese doni te vertetoni lidhjen e Erion Veliaj me Altin Lamen, qe kontrollon bastet ne te zeze ne gjithe Shqiperine, shikoni lejet e ndertimit per disa vila qe i dhene pikerisht Altin Lames, autorit te masakres tek Libri Universitar me 4 te vrare.
Met Hasa breke e bythe me Altin Lamaj jo me Gzimin. Ca lidhje ka Gzimi me Metin dhe me Santon? Mos ja fusni trapit kot.
Meti dhe Gezimi jane krahu i armatosur i Belindes. Nuk thashe qe jane bashke. Gezim Cela i ka patur nje perplasje te forte me Altin Lamen, krah i armatosur i Veliajt, dhe mbas kesaj Altini ka cuar haber per vendndodhjen e Celes sepse kane folur ne telefon. Meti me Lamen jane duke pritur kush tja fuse njeri tjetrit. Kur te ndodhe me kujto.
Ty duhet te kishin vene drejtor te Shish ....i ditke te gjitha ...se kur hane e dhjesin Veliaj dhe Balluku ...po per Meten ke gje per te thene ??? Se Meta akuzohet per banda te armatosura reth tij ....dhe me financim rus ....jepi o dyli jepi ....sikur paguan gje per karlliqet qe shkruan ...pa lek , pa dogane ...pa gje kur gjeje ...
Me duket se ju punoni ne shish qe keni Kete informacion kaq te sakte dhe çuditerisht keni kaq kurajo qe ta nxirrni pasiqe edhe drejtues te policise i shmangen kesaj gjeje.Nje gje eshte e vertete qé: Shqiperine e kontrollon mafia dhe krimi dhe do kete lufte te ashper mes tyre dhe influencave qe i kontrollojne nga pushteti kuptohet
E ti je loqe nga trute e kokes ....te gjithe keta i ngateron me bandat e Sali Berishes dhe Ilir Metaj ...ata kishin dhe kane banda te armatosura ....pi ndonje ilac kohe pas kohe se do te varin kanace pas kurizit ....
Pa asnjë dyshim se bankieri është vrarë për punë droge. ndryshe pastrim parash të krimit. Ai ka hyrë në këtë lojë dhe ka dashur të tërhiqet kur ka ndjerë rrezikun. Por ka qënë vonë. Me mafian nuk bëhet shaka. Aq më shumë kur bëhet fjalë për dhjetra apo qindra miliona euro. Si e ngriti bankën ai Santo? Me çfarë parash?! Këtu duhet të kishin nisur hetimet. Te banka si një lavatriçe parash të pista. Ndërsa ekzekutorët e krimit kanë qënë thjesht vrasës të paguar. Urdhërdhënësit me siguri që gjenden në Ekuador apo Kolumbi.
Na e tha Edi! Sot n'a vrarë një çun të mirë, një çun tirone! (Nuk ka gjë që bëhet në atë vend dhe kryeministri mos t'a dij ose të ketë info) Hajt tung
Ate qe zbriti nga motorri e e rrembyen dhe pastaj e zhdukenn. Po kush rrembeu ke dhe e zhduku? Eshte dikush qe rrembeu dike!!! Ai qe ngiste motorri motorrin eshte ne arrati!! Po kush eshte ai qe u arratis? Duhet te jete dikush!!! Ai qe ka dhene porosine eshte ne burg. Po kush eshte ne burg? Duhet te jete ndonje!!! Prralla per kalamajve. Bravo eksperti...
Ky karamuça ynë është i mënçur shumë,pkr kur vjen puna për emra na bëhet MEMEC.OE.K.RAMA na bëjë polic këtë djalë mëndje ndritur.
Ja nisi si shumë i mençur, por ka përfunduar si ato gratë e kqija që llapin nëpër lagje ( studio tv)
Ky flet pa emra gjithnje dhe me shprehjet:Kam bindjen se...kam mendimin se ...fakte skam por jam i bindur qe...
Perderisa ne instancat me te larta te institucioneve te sigurise dhe ato ligjzbatuese punojne gjobvenes-mafioze super te korruptuar me pasuri te vena nga gjobat si mafioze siq dhe ishin ata dy véllezérit Selimi,kushtrim dhe kreshnik selimi ku njeri punonte shef tek mbikqyrja policore dhe tjetri shef i sektorit te narkotikeve tek shish qe vepronin si mafioze-gjobvenes,me te atin gjyqtar ne shkoder super korruptuar me miliona euro pasuri te vene nga kto marifete korrupsioni siq dhe u pa sesi vepronin duke vene gjoba te stilit siqilian,tregon se ne dore te kujt eshte shteti