Avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën, pas dhunës barbare të ushtruar ndaj tij një ditë më parë nga katër persona tashmë të arrestuar.
Sakaq, gazetari Artan Hoxha ka treguar për konfliktin që çoi në ngjarjen e rëndë. Ai tha se konflikti ka nisur që para një muaji, kur i dyshuari Dritan Nano e paralajmëroi avokatin që të tërhiqej nga pretendimi që kishte për të marrë përqindje në tokën të cilën kishte arritur t’ua rikthente përmes gjyqit, ose në të kundërt “do e dëmtonte”.
Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se studio ligjore e avokatit Sokol Mëngjesi ishte në gjyq për gati 6 vjet me shpenzimet e veta, pasi kishte kontratë me palën që përfaqësonte, që nëse do të mund t’u rikthente tokën, do merrte 1/7 e hapësirave në ndërtesën që ishte ngritur mbi pronë.
Ai gjithashtu tha se personat që e dhunuan avokatin nuk janë të panjohur për policinë, pasi japin para me fajde.
Pjesë nga deklarata e gazetarit Hoxha:
Ngjarja është shumë e rëndë, kujtdo që t'i ndodhë. I vetmi favor që kanë bërë autorët, kanë pritur ta çojë djalin. Janë treguar barbarë. Sapo ka dalë nga kopshti, e ka qëlluar një person, i cili duhet të ketë patur dorezë hekuri në dorë. Goditja në pjesën ballore është mjaft e madhe, ka një frakturë.
Në momentin e parë ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë, kur ka rënë në tokë, kanë shkuar agresorët e tjerë dhe i kanë rënë me shkelma në kokë. Ai ka humbur ndjenjat dhe e godasin sërish me shqelma në fytyrë. Ka edhe një lloj urrejtje për ta bërë. Më vonë është njoftuar policia, autorët janë larguar në këmbë, e kanë llogaritur më parë si do të largoheshin. E çuditshme ka qenë, krahasuar me ngjarjet e tjera, nuk kanë përdorur maska, vetëm një kapele, gjë që i ka bërë të identifikueshëm.
Avokati është transportuar në spital, në momentet e para kur është bërë kontrolli, ka qenë i vetëdijshëm dhe pastaj ka humbur koshiencën. Vijon të jetë në gjendje të rëndë, shumë të rëndë. Pra mjekët më shpjeguan që avokati nuk mund të transportohet as me avion për ta çuar në një vend të BE, për ti dhënë ndërhyrje më të specializuar. Është në gjendje shumë të rëndë, është i intubuar.
Kemi të bëjmë me një avokat, që ka imazhin e një profesionisti, është avokat i shkolluar dhe formuar në Universitetin e Selanikut. Është pedagog, një nga avokatët që ka disa nga çështjet më të rëndësishme. Përveç zotit Berisha, ka çështjet e Kishës Ortodokse, një biznesmen izraelit, çështjen Becheti, etj. Pra, edhe imazhi që ka mes juristëve është imazhi i një profesionisti të mirë.
Fillimisht u zbulua njëri prej autorëve dhe më pas tre të tjerët, që janë ende në kërkim, ka shpërblim 20 mijë euro. Dyshimet janë që edhe mund të largohen nga vendi, policia po bën përpjekje për të patur kujdes të shtuar në pikat kufitare.
Policia ka kontaktuar miq dhe të afërm të avokatit, që i kanë dhënë të dhëna për një çështje që ka patur prej vitesh. Kjo çështje, në fakt rezulton një problem pronësie, bëhet fjalë për një truall, mbi të cilin janë ndërtuar kullat te diga e Liqenit, të kompanisë Gener 2 të Bashkim Ulaj.
Kompania ndërtuese ka patur probleme me pronarët e tokës. Këta kanë bërë një marrëveshje, kanë rënë dakord me studion e avokatit, që studio do të merrte përsipër shpenzimet gjyqësore, me kushtin që nëse do të rikthehej toka, studio do të merrte 1/7 e truallit. Pra kjo ishte pagesa për të, pagesë në hyrje.
Avokati e fiton çështjen dhe ju jep çertifikatat gjashtë pronarëve. Njëri prej tyre, zoti Dritan Nano, nuk ka qenë dakord, ka thënë e kemi fituar vetë gjyqin. E kanë thirrur dhe i kanë thënë, kemi kontratë, këta të tjerët e pranojnë. Avokati ka vajtur ka parë edhe apartamentin që i takonte, ky person nuk pranonte. I ka thënë nuk ke për të marrë pjesë. Avokati ka vajtur në gjykatë me kontratën. Personi në fjalë, ka kontaktuar kolegë të avokatit dhe e ka paralajmëruar, që thojini atij të tërhiqet sepse do ta ketë keq punën. Ai është përballur direkt me avokatin dhe e ka vënë në dijeni që do ta dëmtojë. Shkojnë këta katër persona në emër të Dritanin dhe i bëjnë atë që i bënë. Njëri nga ata ka deklaruar se porosinë e kemi marrë, por Dritan Nano nuk e pranon.
Pasi e kanë marrë, e kanë bërë këtë goditje. Ky është thirrur nga një biznesmen, Arben Reli, që është futur bashkë me avokatin dhe u ka thënë duhet avokat i zoti.
Bëhet fjalë për një truall ku janë ndërtuar kulla te Liqeni, katër kulla, një nga ato e ka biznesmeni Bashkim Ulaj. Kompania ndërtuese ka patur një problem me pronarët e tokës, nuk arrinin dot ta fitonin të drejtën e tokës.
Këta kanë bërë një marrëveshje, kanë rënë dakord me studion e avokatit, që studio do të merrte përsipër të gjitha shpenzimet gjyqësore për 6 apo 7 vjet, me kushtin që nëse rikthehej toka, studio do të merrte 1/7 e sipërfaqes, apo në hyrje se kulla ishte ndërtuar. Gjatë kësaj kohe zhvillohen proceset, e fiton avokati, shkon e regjistron, janë 10 çertifikata. Njëri nga pronarët, Dritan Nano, nuk ka qenë dakord dhe nuk e ka pranuar, ka thënë “e kemi fituar vetë gjyqin”.
Më mbrapa, ia ka bërë të qartë avokatit që nuk ke për të marrë pjesën. Avokati ka marrë kontratën, dhe ka shkuar në gjykatë. Policia ka bindur prokurorin që të kërkojë burg për atë dhe ai është ndaluar. Personi në fjalë një muaj më parë ka kontaktuar kolegë të avokatit dhe e ka paralajmëruar të tërhiqet. Dhe çfarë ka bërë, ka mbledhur një rrjet njerëzish të afërm dhe krushqi. Ai është përballur direkt me avokatin dhe e ka vënë në dijeni që jo vetëm nuk do e paguajë, por do e dëmtojë nëse nuk tërhiqet.
Ata japin para me fajde, nuk është se janë të panjohur për policinë, nuk i ka gjetur kot ai. Njëri nga ata ka deklaruar dhe ka thënë se porosinë e kemi marrë vetë.
Sidoqoftë, të pangopur janë . Nuk kënaqen kurrë. Tahmaja e modhe të mer jetën.
Nese i referohesh avokatit, nuk je i sakte. Perderisa palet nenshkruan nje marreveshje ne rast se do te fitonin gjyqin, atehere respekto kontraten. Njerez te pabese dhe shpellare.
Vej bast qe te gjith kta zarat do jen me emra te nderrum. E ka zakon kontigjenti kriminal sot, bredhin boten me nga 7 emra shkerdhatat. Paste fat policia e t’i kapi po nuk besoj se tani do jene kushedi se ku ne evrop
Te mbysin avoketerit po tu biesh ne dore, nuk kerkojne me leke, por pasuri te patundshme, jane bere ujqer fare ne bashkpunim me gjykatat teresisht te korruptuara qe zgjasin e sterzgjasin proceset qe ti bejne sa me te komplikuara dmth me te shtrenjta, me fitimprurese per ta.
Ata nuk jane pronaret e truallit, por bandite si shume te tjere se pronaret e vertete nuk kane mundesi ti marrin pronat. "Hani horra pasurine e qorrave". Trualli i takon shtetit, pjesa e pronarit te truallit normalisht duhet ti paguahet Institutit Te Sig. shoq per fondin e pensioneve. Jo vetem kjo, por edhe shume prona te tjera te grabitura nga te fortet, fajdexhinjte, matrapazet dhe avokatet e tyre. Keshtu mund te krijohet Fondi Sovran edhe i shqiptareve.
Po ku ne te semes do te shkoje Ky "Trimi" Dritan Nano ????.Po i ndodhi gje avokatit ,do te denohet me Burgim te perjetshem .
gaboi fort avokati...harroi qe ata jane vete hajdute...
Cfare avokatesh apo zyra avokatesh ne Shqiperi… Punuan pa leke se do te merrnin pjesen pas gjyqit ai nuk eshte avokat por sekser…. Ne bote punohet me honorare paguhen ne baze te oreve dhe kaq. Shqiperi hesapi
aspak e vertete zoteri. Ne Amerike te Veriut, ose paguan nga 400-500$ ora, ose ben ujdi me avokatin dhe ai punon pa para por te merr 33% te shperblimit te mundshem. Pra ose merr 30% ose 0, riskun dhe motivimin per te fituar e ka avokati. Eshte kontrata me normale ne bote. Ose paguaj honoraret, klienti e zgjedh vete, pa filluar ceshtja.
Jo nuk eshte keshtu. Shperblimi per punen e kryer eshte shume formeshe. Perderisa ligji e lejon nje marredhenie te tille dhe eshte nenshkruar nga palet, atehere duhet respektuar. E nenshkrova, fitova dhe nuk jam dakord qe te te shperblej....krim.
Po Ajax, drejt e ke shkru. Shkembimi sherbim per mall ne natyre, pa parane si mjet shkembimi ne parahistori. Dhe ligji ne ket vend e lejon kete...?! Po sikur kjo forme shkembimi perdoret masivisht cfare ndodh? Shkojme ne BE keshtu, apo shkojme ne parahistori? A shmangen taksa e tatimet me perdorim te kesaj metode? Mbase na e sqaron qeveria ket, pra si i mbledh ajo tatimet ne kete forme shkembimi!
Avokatet jane seksere dhe hajdute..te zhvasin duan...mire ja bene
Dallavere per token , dallavere per gjyqin , dallavere per pjesen qe do te perfitonte secili ,njelloj si ujeqerit kur shqyejne gjahun dhe ne finale njeri ne koma , tjetri burgim te perjetshem . Dhe ne gjithe kete "lufte " per para , per toka per pasur , arbitri ia fut gjumit , e zgjojne vetem dorezat e hekurit dhe "zhurma" qe bejne kafshet e pyllit . O njerez respektoni rregullat , merrni ate qe ju takon , mos pretendoni ate qe nuk eshte e juaja , kurse per "profesionistet " kujdes , diploma nuk te ben qenie humane me vlera . Sikur ka nje nen ne k.civil , me duket neni 709 qe e lexojne por e interpretojne si duan. Gjithsesi dhuna eshte denueshme asjehere nuk justifikohet ,por ja qe ka ne xhiro lloj lloj speciesh ndaj kujdessss.
…eshte mbushe rrjeti me injorante qe japin mendime pa patur asnje mundesi te thone dicka qe vlen apo te vecante. Aq sa arrihet te kuptohet nga shkrimi zyra e avokatit ka patur nje marreveshje dhe si e tille duhet te zbatohet edhe sikur te kishte kerkuar gjysmen e prones. Eshte marreveshje, qe do te thote kane rene dakord. Gjashte vite shpenzime avokatie etj. nuk jane falas. Por ngaqe keni mentalitet komunist nuk pranoni qe njerzit te pasurohen me pune. E perseris eshte marreveshje dhe si e tille nuk diskutohet me nese kane rene dakord. Po te kishin nje avokat te lodhur dhe sekser sic shohim rendomte nuk fitonin dot as pronen. Dhuna ne kete rast eshte totalisht e denueshme dhe se dhunuesit dhe derguesi i tyre e kane hak te jetojne per gjjthe jeten ne burg.
O ti i " dijes" marveshja eshte e vlefeshme kur nuk bie ndesh ligjin apo rendin kushtetues .Se nje avokat dhe nje klient mund te bien dakort edhe te falsifikojn apo mashtrojn ,por kjo nuk do te thote qe meqe jane mare vesh te ndajne gjene e vjedhur .
Patjeter qe marreveshja nuk eshte e vlefshme kur eshte kunder ligjit. Nuk eshte ky rasti. Gjithsesi dhuna e tille nuk eshte e justifikuar ne asnje rast…
Po qife po .Ashtu te keqen mjafton nje kontrate dhe fap gjykata ja mer atij ja jep ketij .Po mir o shoku a eshte e ligjshme nje marveshje e tille ?E ka shpik Argita i ka thene tarif suskesi edhe jane turur te gjithe per suksese ne jete .
Arsyetimi yt eshte muhabet kafeje. Fakti qe eshte avokati i Berishes nuk e justifikon dhunen apo qe ai ka qene ne nje kontrate te kundraligjshme. Berisha nje e keqe e madhe e kombit tone. Por nuk eshte i vetmi. Ky rast dhune ska te beje fare me arsyetime politike. Une jam pro avokatit dhe kerkoj denim maksimal per pseudonjerzit qe e kane goditur si dhe porositesin.
Edhe un jam kunder dhunes dhe kurrsesi me dhunuesin ajo qe un dua te them un eshte kur perzihesh me krunde te hane edhe mizat .Keqarjdhe qe edhe profesionistet perfshihen ne pazare e dallavere .
Ngjarje sh e rende.Tegjithe ti lutemi zotitqe avokati te RIFITOJ jeten.SHteti me financim dhe mjeket me perkushtim dhe profenializem te kthejn ne jete Avokatin.Pas kesaj ngjarje te fillojn ANALIZAT per te percaktesuar detyrat e avokatis dhe te drejtat e HALLEXHINJVE.Midis avokateve te ndrgjegjshem per punen,ka dhe avokat .............Per te gjitha bemat e tyre gjukatat kane pergjegjesi LIGJORE dhe duhet ato te mbrojn kushtetuten dhe kodin penal,te vendosin DREJTESIN e vonuar.Nje SUGJERIM per zotin VISHAJ ,zyra e juaj duhet te kontrolloj punen e avokateve.VETEM te ne ndodh qe te shtyhen gjyqet me dhjetra here dhe te zgjatin me vite te tera.KY eshte TURP per drejtesin tone.Aplikohet metoda e semundjeve apo sherbimeve jasht shtetit dhe nuk ZBATOHEN afatet ligjore.Po ashtu dheMINISTRIA E Drejtesis duhet te bej punuuuuuen e saj.Nuk jam jurist dhe nuk mare persiper te kujtoj detyrat e sjciles pal ne nje proces gjyqsor,por duhet me doemos qe te zbatohen ligjet e drejtesis per cdo ceshtje duke zbatuar me KOREKTESI afatet ligjore.Ministria e drejtesis te beje punen e vete ,dhe ne q.s.e nuk ja del dote te kerkoj ndihmen e parlamentit.Mjaft me sharjet e fyerjet ne seanca plenare se po leme name para botes.
nuk ka fajdexhi ne albanistan qe nuk eshte i lidhur me strukturat policore.
Kontrata eshte ligj. Në Shqipëri ka mbi 1 mijë avokëtër. Nuk te pëlqen oferta qe te jep një avokat, shko tek tjetri qe merr me pak. Apo t'a fitoj dhe t'a dhunoj. Hollë, kjo eshtë vjedhje me dhunë. Denim Maximal për grupin e dhunuesve.
Me vjen keq per gjendjen e avokatit te kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Vuk Berisha dhe... kryemafiozit italian Bechetit!? Po te merresh kryemafioze, kryehajdute e kryekriminele, peshoje mire ku ta hedhesh hapin, se do ndeshesh me... kasapin!
O Tan. Interesohu. A ka zoti Mëngjesi, shtëpi private në Orikum, në pallatet e ndërtuara pas vitit 2000? Nëse ka, si e ka fituar? Nëse nuk ka, interesohu që a ka patur dhe e ka shitur? Sido që të jetë, i uroj shërim të shpejtë Avokatit, dhe ndëshkim keqbërësve. Pa shikoje njëherë këtë PUNË, o Tan.
Dëshironi të blini një veshkë apo dëshironi të shesni veshkën tuaj? A po kërkoni një mundësi për të shitur veshkën tuaj për para për shkak të dështimit financiar dhe nuk dini çfarë të bëni, atëherë na kontaktoni sot dhe ne do t'ju ofrojmë një shumë të mirë parash dhe përfshirë sigurimin e jetës dhe mjekësore për veshkën tuaj . Emri im është DOCTOR GUS am konsulent neurolog ndërkombëtar në HOSPITAL MOUNT ALVERNIA. Klinika jonë është e specializuar në Kirurgjinë e Veshkave dhe të tjera dhe ne gjithashtu merremi me blerjen dhe transplantimin e veshkave me një donator përkatës. Ne jemi të vendosur në Singapor, Turqi, SHBA, Malajzi, Indi, Gjermani. Nëse jeni të interesuar të shisni ose blini veshka, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni përmes, Email: [email protected] Numri i Whats-app: 393512676198 Viber: 393512676198 Përshëndetje, DR GUS TEO. Konsulent Mjekësor Ndërkombëtar.