Aksident në aksin Lezhë-Milot, në gjendje të rëndë polici i Rrugores

30 Maj 2024, 16:20Kronika TEMA
Aksident në aksin Lezhë-Milot, në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor u shënua mesditen e sotme në rrugën nacionale Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Gajush.  Një trajler ka perplasur makinën “Ford” që drejtohej nga efektivi i Policisë Rrugore, Gjergj Vasia.


Efektivi sapo kishtë lënë shërbimin dhe po udhëtonte me makinën private drejt banesës kur është goditur nga mjeti i tonazhit të rëndë.

Vasia është transportuar në urgjencen e spitalit të Lezhës, ku mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Blutë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, efektivi në drejtimin e mjetit, po tentonte të hynte në rrugë kryesore kur është goditur nga trajleri.

1 Komente

  1. l
    lani

    nuk shef police rrugore rruges vec ne ballkanin e qelbur .....ishalla shpeton i shkreti

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje