Portali gjobëvënës/ Zbardhet dëshmia e gazetarit dhe punonjëses së AMP: Lajmet i niste shefi, kishte inat drejtuesit e policisë

30 Maj 2024, 12:40Kronika TEMA
Portali gjobëvënës/ Zbardhet dëshmia e gazetarit dhe

Zbardhen dëshmitë e protagonistëve të portalit shqipnews.info ku publikoheshin lajme të rreme me qëllim denigrimin e figurave të drejtuesve të lartë të policisë apo dhe për gjobvënie.

Gazetari Ervis Hasanaga ka deklaruar se publikimin e lajmeve e bënte pasi ishte i punësuar në këtë portal dhe paguhej 600 euro në muaj. Sipas tij lajmet ia sillte Regina Omeri dhe ai kishte rol vetëm publikimin e tyre në faqe.

Ndërkohë, zyrtarja e AMP, Regina Omeri, ka deklaruar se lajmet ia niste Kushtrim Selimi dhe kjo e fundit ia dërgonte gazetarit për publikim.

Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë përfitim monetar. Ajo ka shtuar se Selimi lajmet i publikonte sepse kishte inate me drejtuesit e policisë dhe AMP. Dyshohet se Selimi dhe Omeri kishin lidhje intime.

 

Lini një Përgjigje