Tragjedia në Shkodër, Apeli lë në burg Erdgys Arrazin! Shpërthen në lot gjatë seancës gjyqësore: Ç’kam bërë? Shikoni gjendjen time

30 Maj 2024, 12:19Kronika TEMA
Tragjedia në Shkodër, Apeli lë në burg Erdgys Arrazin!

Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur të lerë në burg shtetasin Erdgys Arrazi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Erdgys Arrazi është bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u mbyt në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e mitur.

Para togave të zeza, i riu shpërtheu në lot dhe u shpreh se është i pafajshëm, ndërsa tregoi se ende nuk ka shkuar pranë varrit të tre fëmijëve të ndjerë.

 

“Ju lutem shikoni gjendjen time! S’kam vajt hala te varri i fëmijëve. Çfarë kam bërë që më mbani në burg, të paktën të di çfarë kam bërë”, ka deklaruar ai në gjykatë.

 

2 Komente

  1. P
    Prec Ulaj

    Gangsteri i Shkodres, u be lepur. I ka vajtur ne burg dashnorja qe mbante ne makine?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anja

      E ca lidhje ka kjo? pse duhet denuar se nuk donte me gruan e duhej te divorcohej? Neser mund te jesh ti qe mos kesh me dashuri per bashkshorten, po kjo sdo te thote gruaja te marri femijet e te vrasi veten! Mos justifikoni barbaritetin e asaj gruaje se nene nuk eshte dhe ti vini ketij nje faj qe se ka..mund te kete 1001 por jo kete!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje