Prodhimi i fake news çoi në pranga këtë të enjte gazetarin Ervis Hasanaga, së bashku me punonjësen e AMP në Durrës, Regina Omeri, ndërsa në kërkim është shpallur Shefi i Sektorit në AMP, Kushtrim Selimi.
Dy të fundit furnizonin gazetarin me lajme të rreme me qëllim denigrimin e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, duke shfrytëzuar një faqe interneti.
Po ashtu,në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba. Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.
Policia ka marrë në pyetje gazetarin Ervis Hasanaga i cili ka dhënë detaje për aktivitetin e tij dhe të dy punonjësve të AMP.
Para uniformave blu, Hasanaga ka pranuar se i duheshin paratë edhe pse ishte i vetëdijshëm për punën e paligjshme që po bënte. Duke shfaqur pendesë para efektivëve, gazetari ka thënë se Regina Omeri dhe Kushtrim Selimi i dërgonin materiale por që ai nuk i kishte verifikuar.
“Jam bërë pishman për këtë punë. E kuptova që ishte e rrezikshme, por më duheshin paratë. Duhet të kisha dyshuar në materialet që më jepnin ata, para se t’i publikoja, duhet të kisha bërë një verifikim. Kisha kohe që s’më zinte gjumi nga kjo. Jam penduar”, ka thënë ai.
Ervis Hasanaga, Regina Omeri dhe Kushtrim Selimi kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë si Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik.
Kushtrim Selimi kishte për qëllim që përmes këtyre shkrimeve të bënte presion dhe përmes presionit të emërohej drejtor.
Ku i gjente parate Kushtrim Selimi? Kjo eshte edhe me e rendesishme.
Keta jane maskarenj, nuk e kane problem ti shkaterrojne jeten dikujt me shpifje, genjeshtra.
Ka punu fort baba gjykates
po i bente presion policave kujt tjeter
Kujtim Selimit, njeri i rrezikshem, per mua kriminel, duhet ti behet hetim pasuror dhe ti sekuestrohet çdo gje. Te verefikohet, kush e ka propozuar, rekomanduar ne ate post. Nese do isha ne vend te z.Rrumbullaku, Nallbati, Jeupi do ta beja, bile dhe per rekomanduesin do merrja masa. Per mua gazetari eshte si krimineli qe kryen krimin. Mendo çfar njeriu kemi krijuar keto vite, mostra!
Kur kjo i ndodh njerezve te zakonshem :no problem! Policet, prokuroret, gjykatesit jane me gazen dve gazetarin se dh…n ne br nga rradha qe mund ti vije.Tani qe i ndodh polos kapen keqberesit.
Sa ka si ky ne pushtetet shqipetare, sepse lojen e pushtetit ne Shqiperi e bejne sherbimet serbo-greke ndoshta drejtojne edhe sherbimin informativ shqipetare…. Mos u habitni, shteti shqipetare eshte per gallate.. Eshte per te ardhur keq….
Hasanaga; e dija qe ishte e rrezikshme ( per veten time)!!!…jo qe shantazhoja tjeret, s‘ishte problem! Selimi, Omeri dhe Hasanaga! Pika qe s’ju bie. Ç‘pritet ju nga keta? Shqiperia s‘behet kurre.
wow! sa ngjan me Almen e Safet Gjicit, e pse jo dhe nga zakonet.
ky kushtrimi ka nje vlla i cili asht me ropqrim se ky ai quhet Kreshnik Selimi. Kreshnik Selimi te cilit i ka qi grun per vite me radhe Nadir Çausholli punon ne SHIK. Kreshnik Selimi duhet verifiku per cfare informacionesh ka shkruar sepse ka nxire e bere pis duke shfrytezuar postin ne SHIK njerez te ndershem vetem e vetem prej xhelozi dhe per interes te bandave te cilat e kane paguar. Te hetoen si familja baba ish gjyqtar hajdut ordiner, te djemt Kreshniki dhe Kushtrimi dallavere, hajdut te pabese dhe gruaqim te dy.
Po tani e ka njeri dashnore gruan e Kreshnikut? Kot, per ta ditur.