Gjyqtarja Sonjela Voskopi konfirmohet në detyrë

31 Maj 2024, 20:50Kronika TEMA
Gjyqtarja Sonjela Voskopi konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 31 maj vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Korçës, Sonjela Voskopi. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Gjatë seancës dëgjimore më 28 maj, Voskopi dha shpjegime për gjetjet dhe barrat e provës në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Sonjela Voskopi e ka filluar detyrën si gjyqtare në Korçë në vitin 2007, ku dhe vijon ta ushtrojë këtë funksion.

Lini një Përgjigje