Goditet grupi që shpërndante drogë në Kombinat, arrestohen 4 persona

1 Qershor 2024, 14:25Kronika TEMA
Goditet grupi që shpërndante drogë në Kombinat, arrestohen 4

Një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e kanabisit është goditur nga policia e kryeqytetit këtë të premte.

Komisariati i Policisë Nr. 6 bën me dije se bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një grup që shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Kombinatit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Green”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagarancë shtetasit Saimir Çopani, Bruno Çerma, Ervis Guma dhe Rigert Shani.

“Këta shtetas janë konstatuar në rrugën “Fabrika e Qelqit”, dhe gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë ju gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 4 të arrestuarit pasi siguronin lëndën narkotike në sasi, e ndanin atë në doza, të cilat i shitnin më pas në lagje të ndryshme të Kombinatit”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Lini një Përgjigje