Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Dritan Nanon dhe Dorian Aliajn, të cilët akuzohen se kanë dhunuar avokatin Sokol Mëngjesi pak ditë më parë në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Nano dhe Aliaj kanë mohuar se kanë qenë ata që kanë organizuar sulmin, ndërsa kanë deklaruar se çdo gjë ka qenë rastësore. Ndërsa tre persona të tjerë janë ende në kërkim.
Ndërkohë gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi i dhunuar 4 ditë më parë për shkak të detyrës, vijon të jetë e njëjtë. Ai ndodhet ende në intubim në spitalin e Traumës.
Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç i cili u vetëdorëzua, ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45 vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.
58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë, aty ku sot janë ndërtuar kulla te Diga e Liqenit. Marrëveshja mes palëve (trashëgimtarëve dhe avokatit) është për të përfituar një përqindje të caktuar të pronës së fituar më gjyq, pra jo pagesë, por pjesë e pronës.
Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.
AUTORËT E DYSHUAR TË SULMIT
DRITAN NANO, 58 VJEÇ NGA TIRANA Organizatori sulmit- I ndaluar me iniciativë, vjehrri i autorit kryesor të sulmit
DORIAN ALIA, 32 VJEÇ NGA TIRANA Dhunuesi – U vetëdorëzua pasditen e 29 majit, dhëndri i Nanos, dyshohet se bashkoi grupin për të realizuar planin
ELTON KASAJ, 33 VJEÇ NGA TIRANA Autor sulmi – i shpallur në kërkim
DRIVALD ALIA, 21 VJEÇ NGA TIRANA Autor sulmi – i shpallur në kërkim
ROMARIO TABAKU, 26 VJEÇ NGA TIRANA i pranishëm në vendin e ngjarjes, largoi autorët me makinë – i shpallur në kërkim
Lini një Përgjigje