Tentoi të largohej nga Shqipëria me mbi 47 mijë euro të padeklaruara, e “pëson” 45-vjeçari

2 Qershor 2024, 11:35Kronika TEMA
Tentoi të largohej nga Shqipëria me mbi 47 mijë euro të

Një 45-vjeçar që tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 47 mijë euro me vete është proceduar penalisht nga policia.

Ai iu nënshtrua një kontrolli në pikën kufitare të Kakavijës dhe gjatë kontrollit iu gjetën  47 150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane.

45-vjeçari me iniciale E.K., u procedua penalisht ndërsa paratë u sekuestruan.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle intensive në hyrje/dalje, për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë në kufi.

Sekuestrohen 47 150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane.

Procedohet penalisht 45-vjeçari që posedonte paratë dhe nuk i deklaroi ato, në dalje të RSh-së.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi E. K., të cilit iu gjetën në çantë, 47 150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane, të padeklaruara konform ligjit në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. S
    Salkari

    Po me parate e Toyota Yaris cu be ?? Apo ju kthyen te zotit duke i kerkuar te falur se e kishin bezdisur ...Mire beni qe i sekuestroni , por jo sekuestro ne kuptimin e plote te fjales , por sekuestro deri sa personi ne fjale te jap shpjegime se nga e kane burimin te ardhurat ...nese jane nxjere me gjak e mund dhe shkon ne vend te huaj se do te blej nje mjet , mje hyrje ose cfare do ..dhe anashkaloj menyren e ligjshme te transferimit te parave atehere ti ushtrohet nje gjobe ashtu sic e kane te gjitha shkete e zhvilluara ....nese burimi i tyre eshte krimi dhe tregetia e droges atehere sekuestro komplet ...po ju me sa duket nuk jeni te afte te beni kontrollin se nga e kane burimin dhe i bini shkurt , e jo dhe ne ekstrem ....asnje nuk e di se me cmund mund te jene nxjere parate .......apo ju pate para me sy dhe direkt sekuestro ....po me sekuestrot e Jamkarit te Saliut cou be ...??? Me llogarit bankare ...i kaluan shtetit ?? Apo ka konrtakt Jamkari ne llogari ?? Se me cfare ron ai ku ju ja keni skuestruar ??? Ligji te ushtrohet kudo dhe nga kushdo drejt dhe rept ...por pa nenkuptime dhe rruge te terthorta ...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje