E rëndë në Lushnjë, gruaja vdes në spital pas injeksionit në ambulancën e lagjes! Dyshohet se pësoi reaksion

5 Qershor 2025, 16:25Kronika TEMA
E rëndë në Lushnjë, gruaja vdes në spital pas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një grua ka humbur jetën pak pasi kishte bërë një injeksion në ambulancën e lagjes.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku shkruhet se e moshuara dyshohet se pësoi një reaksion pas injeksionit që kreu.

Mbetet e panjohur se çfarë e ka shkaktuar reaksionin dhe priten rezultatet përfundimtare të ekspertimit mjeko-ligjor, nëse shkaku i vdekjes së saj është injeksioni dhe mjekimi i gabuar, apo faktorë të tjerë.

“78-vjeçarja është dërguar në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën. Po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. G
    Gjeli

    Shkaku jane vaksina anti covid nuk e ka thene Alfred Cako

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje