VIDEO: Prodhonin dhe shisnin kanabis, arrestohen dy vëllezërit në Fier! Njëri prej tyre largohet me vrap në ara për t'i shpëtuar policisë

5 Qershor 2025, 10:03Kronika TEMA
VIDEO: Prodhonin dhe shisnin kanabis, arrestohen dy vëllezërit në

Dy vëllezër nga fshati Ngjeqar i Fierit janë arrestuar pasi prodhonin dhe shisnin kanabis, si dhe duke mbajtur armë zjarri pa leje.

Në banesën e tyre u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike dhe një arsenal armësh.

Sipas burimeve zyrtare, të arrestuarit janë shtetasit Kosta Shabanaj, 47 vjeç dhe Elton Shabanaj, 26 vjeç. Ky i fundit tentoi të largohej me vrap sapo pa shërbimet në afërsi të banesës, por u ndalua menjëherë. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën doza kanabisi, të cilat i shiste në zonën ku banonte.

"Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Fier dhe i punës së pandërprerë të inteligjencës policore, për shtetas të cilët prodhonin dhe shitnin lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe posedonin armë zjarri, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Implicazione".  

Gjatë operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier kapën dhe vunë në pranga shtetasit K. Sh., 47 vjeç dhe E. Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar. Shtetasi E. Sh., sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur menjëherë nga ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë.  

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Sh. iu gjetën doza kanabisi, të cilat i shiste në fshatin ku banonte. 

Nga kontrollet e kryera në banesën e këtyre shtetasve, në fshatin Ngjeqar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri automatikë, 3 krehra, 1 thikë, doza kanabisi, 200 fara kanabisi dhe 179 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë", njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

1 Komente

  1. c
    c'esht ky terror qe ushtrohet kunder fshatareve !

    Skandal qe ne emer te luftes se lendeve narkotike ,te terrorizosh fshataret .kjo eshte nji politike varferimi e largimit te shqiptareve nga Shqiperia ,asgje qe ka te bej me ligje ,apo te miren e nji shoqerie.perdoret si zhurme per te fshehur Korrupsionin/Degradimin e Shtetit dhe fakeInstitucionet e Dreqesise ,nderkoh qe KryeKrimineli salih b, ka nisur Turneujn tu pellit Europes,per narkoshtetin, dhe ja sa bukur mbeshtetetet nga Bordellua e pederasteve medie dhe pollicat me sufllaqis ne goje

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje