Ekzekutimi i bosit të mafies greke, kontrata e vdekjes dhe gabimi që tradhtoi autorët

26 Prill 2022, 10:55Kronika TEMA

Ekzekutimi i bosit të mafies greke, kontrata e vdekjes dhe gabimi që

Autoritetet greke po punojnë për të zbardhur arsyet se pse bosi i mafies greke, i cili u ekzekutua dje në shtëpinë e tij në Dervenochoria , kishte frikë nga “kontrata e vdekjes” dhe se pse qarkullonte me truproja të armatosur.

Autorët ndaluan pranë shtëpisë, dy prej tyre të veshur me maska hynë në oborrin e shtëpisë ku ndodhej 55-vjeçari me rreth 10 të afërmit dhe miqtë dhe kanë qëlluar disa herë me kallashnikov.

Nga plumbat mbeti i plagosur për vdekje 55-vjeçari, ndërsa vajza e tij 22-vjeçare u plagos lehtë dhe u transportua në spitalin “Attikon”.

Gjithashtu plumbave nuk i shpëtoi as krushku i tij 45-vjeçar , i cili po merr trajtim mjekësor në spital.

Fakti që, sipas dëshmitarëve okularë, katër persona morën pjesë në ekzekutimin e “xhaxhit Joe “(emri me të cilin viktima njihej në botën e mafies greke), udhëtuan jashtë Athinës, tregon se kontrata e vdekjes për bosin e mafies greke ishte e shtrenjtë.

Për këtë arsye, specialistët e kriminalistikës janë në kërkim të të gjitha çështjeve pezull që ka pasur Giannis Skaftouros vitet e fundit pas lirimit të tij nga burgu, në mënyrë që përmes detajeve të arrijnë tek vrasësit e tij.

Gabimi që “tradhtoi” autorët është motori që ata braktisën në mes të rrugës, pasi mjeti pësoi defekt në momentin që ta po arratiseshin.

Tashmë policia ka vënë në mikroskop motorin, për të identifikuar gjurmët e ADN-së që mund të ketë bë mjet. Analistët e policisë po kërkojnë të zbulojnë se cilat lidhje të mundshme me kontratat e mëparshme të vdekjes janë të lidhura me rastin në fjalë në mënyrë që të zbardhi motivin dhe të arrijnë tek autori final, te njeriu që dha urdhrin për të vrarë Giannis Skaftouros.

Lini një Përgjigje