Ekzekutoi me 5 plumba shqiptarin, lihet i lirë 53-vjeçari italian

9 Janar 2023, 18:14Kronika TEMA

Ekzekutoi me 5 plumba shqiptarin, lihet i lirë 53-vjeçari italian

Gjykata e Arezzos në Itali ka lënë të lirë 53-vjeçarin Sandro Mugnai, i cili ekzekutoi fqinjin e tij shqiptar Gëzim Dodoli, mbrëmjen e 5 janarit. 

Ngjarja ndodhi teksa 59-vjeçari shqiptar po punonte me një ekskavator duke prishur shtëpinë në të cilën ndodhej Mugnai me familjen dhe të afërmit.

Mediat italiane raportojnë se gjyqtari hetues vlerësoi se nuk ka rrezik arratisjeje, përsëritjeje të krimit apo rrezik nga manipulimi i provave dhe nuk ka urdhëruar masë sigurie ndaj 53-vjeçarit italian.

Sipas asaj që mësohet, avokatët mbrojtësit, Marzia Lelli dhe Piero Melani Graverini u fokusuan tek nevoja e ushtrimit të mbrojtjes legjitime, çështje e cila më pas do të trajtohet sërish në vijimësi të procedimit. 

Ndërkohë autori që qëlloi 5 herë mbi shqiptarin argumentoi para gjykatësit se do të mbronte familjen e tij që ndodhej në rrezik për jetën nga shembja e menjëhershme dhe e mundshme e çatisë së shtëpisë, e cila u sulmua me goditjet e ekskavatorit të drejtuar nga Dodoli.

8 Komente

  1. A
    Agron

    Ku shkon mor Njeri ti besh keq tjetrit ne Vendin dhe Shtepine tij….Fatkeqesisht shume Shqiptar hiqen me Romak se Cezari kudo neper Bote…Punoni e ulni koken nuk shikoni si rrine Kinezet kudo ne Bote qe jane Vendi me i madh e nuk i nga min askush kudo qe jane emigrante.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      allah uakbar.....

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asd

        Nuk di cfare ka ndodhur paraprakisht, por sjellja e shqiptarit e ka vendosur ate automatikisht ne rolin e fajtorit.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          po cka dashur valle eskavatoristi. Ka pasur urdher pune, i ka rene pa dashje, apo................

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatkeqesisht

            Pse shkruani kaq poshtersisht, sikur ai italjani paska qenë vrases me pagese. Po komshiu paska qenë, dhe ky dodoli paska dale te sulmojë komshiun me tank. E ç'rendesi ka se ishte një shqipetar me një italjan? Ishin dy komshinj qe u zune. Njeri iku per lesh. Kaq keni thene. As nuk keni thene se pse ai Dodoli paska marre tankun-ekskavator të sulmojë shtepine e tjetrit. U çmend a, ka qenë i çmendur, apo pati aresyet e tij. Hiç fare. Vetem nje titull i poshter.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Plani 5te pesevjecar

              Gazetari vari leshit.

              Përgjigjjuni
            2. S
              Shqiptari

              Ska pse te denohet italiani, shum mire ja ka bere atij, meqe kishte pakenaqesi ndaj italianit, le te shkonte ta deklaronte ne polici.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rozi

                KAZANI e ka thene tamam ai gjatoshi.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje