
Alda Klosi, ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt, e ka kuptuar më datë 15.12.2022, rreth orës 14:10 minuta vjedhjen që i është bërë në banesën me qira.
Ajo ka njoftuar se i është grabitur banesa Sallën Operative të Policisë Tiranë se në Rrugën e "Kosovarëve", tek pallati "Orion".
Menjëherë pas njoftimit të marrë është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore i është marrë deklarimi Alda Klosit, e cila deklaron se, prej rreth dy muajve kishte marrë një banesë me qira tek pallati 'Orion" në Rruga e "Kosovarëve", ku jetonte së bashku me vajzën e saj të mitur.
Me datë 15.12.2022, rreth orës 10.08 ajo ka dalë nga banesa, ka mbyllur derën me çelës dhe ka marrë makinën poshtë pallatit dhe ka shkuar në një takim me dy mikeshat e saj tek OSHEE.
Mbasi ka mbaruar takimin ka shkuar në zyrë tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që ndodhet në afërsi të Gardës së Republikës.
Rreth orës 14.00 atë e ka telefonuar vajza e saj dhe i ka komunikuar se dera e banesës ishte e hapur, ajo i ka komunikuar se e ka mbyllur dhe më pas ka shkuar tek banesa ku ka konstatuar se tek dhoma e gjumit të gjitha rrobat e dollapit kanë qenë të hedhura mbi krevat dhe në dysheme.
Pas kontrollit të bërë ajo sqaron se i mungonin të gjitha bizhuteritë të shumë viteve të cilat i ka pasur tek sirtari i parë i komodinës së vogël, në krah të dollapit. Në lidhje me vjedhjen e banesës së saj e dëmtuara ka pasur dyshimet kryesore tek pastruesja e cila quhet Rozeta Dobi.
Hetuesit kanë pyetur vajzën e Klosit, e cila rreth orës 7.30 ka dalë nga banesa dhe ka shkuar në shkollën "Sami Frashëri", pasi ishte nxënëse në vitin e parë.
Ajo ka qëndruar në shkollë deri në orën 11.30. Më pas është ulur tek Hotel "City" qe ndodhej tek Rruga e Barrikadave" ku ka pirë kafe me shoqërinë e klasës. Rreth orës 13.50 ka shkuar tek zyra e nënës së saj Alda Klosi tek zona e Gardës ku ka qëndruar vetëm për disa minuta dhe më pas në këmbe ka shkuar tek shtëpia në Rrugën e Kosovarëve.
Në momentin që ka qenë tek banesa ka konstatuar se dera ishte pak e hapur, është futur ne shtëpi dhe ka konstatuar se pjesa e kuzhinës ishte në rregull dhe me pas është futur në dhomën e gjumit ku ka konstatuar se rafti ishte i hapur dhe te gjitha rrobat ishin të hedhura në tokë. Pas kësaj menjëherë ka telefonuar mamanë e saj dhe i ka treguar për këtë situatën.
Për ngjarjen është pyetur administratori i pallatit "Orion" shtetasi A. N., i cili sqaron se me datë 15.12.2022 rreth orës 12.30 është larguar për në shtëpinë e tij.
Rreth orës 14.00 e ka telefonuar një banor i pallatit te cilin e njihte me emrin L. dhe i ka thënë se kishte ngelur një fëmije në ashensor. Pas kësaj menjëherë ka shkuar tek pallati dhe ka shikuar një zonjë që banon në katin e parë të pallatit që po qante në trotuar dhe disa persona të tjerë.
Është afruar dhe ka mësuar ne lidhje me vjedhjen e banesës së shtetases Elda Klosi. Ai sqaron se gjate kohës që ka qenë në punë rreth orës 06.30 dhe deri në orën 12.30, nuk ka parë ndonjë person të dyshimtë.
Unë nuk e mësova se ç'punë bënë një këshilltare e ministrit, por nga ky shkrim mësova një gjë..................... . ..............................................................................................Vajza 15 vjeçare e Alda Klosit, ikën nga mësimi dhe shkon nëpër hotele...................... . Bëmë bijë të të ngjaj...... Pastaj themi: - Po si mori këtë rrugë muti kjo vajzë........
Se ke keq, por per ç'fare i duhet shkolla asaj vajze, kur mami ka vjedhur nje furgon me euro. Se mos do punoje ndonje here ajo. Mjaft te jete nje fare gopi dhe hop keshiltare e ndonje ministri dhe ja ku u pasurua pa pas nevoje as per shkolle e as per pune. Pyetja eshte kur keshilltarja e ministrit ka mijra euro po ministri sa ka vjedhur??
O Mal Cori ajo nuk thotë që vajti në hotel, por piu një kafe me shoqet kur është 15 vjeç( mund të ketë qënë kafe apo akullore, ne themi vajtëm për një kafe), nuk dua ta mbroj por mos e paragjyko. Ndërsa i ka lekët e veta ose jo mamaja, le tja vlrtetoi gjykatës këtë problem
Me gjithë ato lekë të vjedhura popullit,përse nuk rregullove atë hundën si shbon qosja ? Apo nuk të mjaftonin ?
Ore hunda e madhe eshte karakteristik e jona, te gjth gati kemi hunda te mdhaja keshtu qe nuk na pengon se nu na bie ne sy ????????
Më 10 shkoka në punë kjo biba! Ndaj paska pare shum. Eh politikan!!!! U zhdukshi të gjith me ça kini mbas! Ky vend s’ka të majt e të djatht, ka veç hajdut e kurva majtas, hajdut kurva e vrasës djathtas
Kurse une kuptova qe kjo ne oren 10 zgjohet nga gjumi, pastaj nja 2 ore pi kafe me shoqet e pastaj kalon nga puna. Kjo eshte arsyeja qe nuk pastron vete. Epo te te bjere bretku ne pune dhe te te vjedhin ato qindra mijera euro qe ti i di si i ke kursyer…. Kjo eshte t ja besh vetes bamm.
500 mij euro dhe me shpi me qira! Kjo paska qene vertete financiere por me shume hajdute profesioniste Lekun se tregonte Te Kesh boss arben hamutin meson shume gjera
Po kjo sikur tha ne interviste qe ishte ne Amerike, tani na doli qe paska qene ketu?! Nje here tha i vodhen bizhuterite (qe Mero Baze eshte kujdesur te sqaroje se i kish mbledhur ne vite) e pastaj ka deklaruar se i kane vjedhur edhe mbi 120 mije euro. Tjeter c’do na thuaç me Alda?!
Po do ket mdryshu deshmine se do ket mendu paret iken po me marrin dhe femijen per neglizhence.
Vuajti 'tigri' i shkretë ti bënte tigresha , po mjau 'mjau ngelēn.. Paska qenë dhe boss (e) e keqe..njësoj si 'tigri' .
E oerkedhelur nga pushteti....taraf pushteti...