EMRAT/ Ministrja Olta Xhaçka e konfirmon: 6 prej viktimave të aksidentit në Larisa janë shqiptarë

5 Mars 2023, 19:21Kronika TEMA

 

EMRAT/ Ministrja Olta Xhaçka e konfirmon:  6 prej viktimave të

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka konfirmoi se ata janë Klaudia Lato, Ifigjenia Micka , Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi dhe Pavlin Bozo.

Për të nderuar viktimat e tragjedisë në shtetin fqinj, e diela e 5 e marsit u shpall ditë zie kombëtare në vendin tonë.

Flamuri u ul në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore të vendit.

Qytetarët korçarë iu bashkuan dhimbjes së familjarëve shqiptarë dhe atyre grekë që humbën të afërmit e tyre. Ata ndezën qirinj në katedralen e qytetit.

Tragjedia e Greqisë është edhe e vendit tonë, theksoi kryeministri Edi Rama, teksa njoftoi vendimin e qeverisë për ditën e zisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 28 shkurtit.

Ky konsiderohet si një nga aksidentet më të rënda hekurudhore në historinë e Greqisë.

1 Komente

  1. N
    Niku

    Qofshin te xhehnetit . Dhimbja sa me te lehte familiareve .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje