EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër

15 Janar 2023, 11:38Kronika TEMA

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia,

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Tolin Fufi, 50 vjeç, banues në  Shkodër.  Gjykata e Milanos, Itali, me vendim të datës 31.01.2022, e ka dënuar  këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”,  parashikuar nga Kodi Penal Italian.  Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese  po kryen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve  bënë ndalimin  me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Tolin Fufi, 50 vjeç, banues në  Shkodër.  Gjykata e Milanos, Itali, me vendim të datës 31.01.2022, e ka dënuar  këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”,  parashikuar nga Kodi Penal Italian.  Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese  po kryen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Në Pukë, Specialistët  për Hetimin e Krimit në  Komisariatin e  Policisë Pukë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Vasil Shabani, 47 vjeç, banues në fshatin Buzhalë, Pukë.    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, me Vendim Penal datë 10.01.2023, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim, për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje