EMRI/ Laboratori i drogës në Fier, një prej trafikantëve lidhje me bosin e drogës që ndodhet në Dubai

25 Nëntor 2022, 13:19Kronika TEMA

EMRI/ Laboratori i drogës në Fier, një prej trafikantëve

Një nga personat e arrestuar për kokainën e kapur në Fier një natë më parë, e fshehur në thasët me pleh kimik është Bledar Matoshi.

Ky i fundit, njihet për lidhjet e tij me një prej personazheve më të njohur të botës së krimit që aktualisht qëndron në Dubai dhe është i skeduar edhe më herët për trafik kokaine, shkruan BW.

Matoshi u ndalua n ë rrugën e Arbrit bashkë me disa miqtë e tij, ndërresa në mjetin e tyre u gjetën armë. Dyshohet se Matoshi dhe shokët e tij do të merrnin ngarkesën nga Fieri, për ta përpunuar më pas drogën.

Si ndodhi ngjarja

Sasia me pleh-kimik ku ishin fshehur 430 kg kokainë është ngarkuar në muajin maj 2022 në kontejner në Kolumbi dhe nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi ku ka mbërritur në fillim të korrikut 2022. Prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi dhe në Shqipëri është transportuar me kamion në muajin shtator 2022.

Gjatë gjithë kohës, kjo ngarkesë është mbajtur 24 orë nën vëzhgim nga autoritetet. Kjo me qëllim identifikimin e plotë të bashkëpunëtorëve, të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen e dokumentacionit rreth hapjes në Shqipëri të kompanisë që do realizonte transportimin dhe marrjen në dorëzim të "ngarkesës" brenda të cilës dyshohej se është përzier lënda narkotike e llojit kokainë, pagesat e realizuara për blerjen, transportimin dhe zhdoganimin e saj, personat që do kujdeseshin për pritjen dhe marrjen në dorëzim të ngarkesës në Shqipëri, personat që do kujdeseshin për mbajtjen, magazinimin dhe ekstraktimin e lëndës së dyshuar narkotike nga sasia me "pleh-organik", dhe kush ishin personat e specializuar që do mundësonin kryerjen e këtij procesi.

Nga vëzhgimi ka rezultuar se droga ishte zhvendosur në ambiente të ndryshme në Shqipëri, nga ku dje (24 nëntor) është bërë i mundur edhe sekuestrimi i saj në Farkë të Madhe në Fier. Në total janë kontrolluar 14 ambiente në Tiranë, Lushnje, Fier dhe 10 në pranga, 1 në kërkim.

Kujtojmë se 430 kg kokainë, që nëse do të dilte në treg do të kushtonte 40 mln euro është sekuestruar, e ndërsa në pranga ka rënë edhe një nga porositësit e kësaj sasie që është Zenel Cervanakut nga Tirana.

Një operacion i bërë nga SPAK, autoritetet malazeze dhe DEA amerikane ka çuar në pranga 10 persona të akuzuar për “grup të strukturuar kriminal”, e ndërsa 1 tjetër është në kërkim. 

Zenel Cervanaku, mendohet të jetë vëllai i Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Farkullit, edhe ky i fundit i arrestuar, pasi banesa e tij në Fier ishte shndërruar në një laborator droge.

2 Komente

  1. 0
    007

    U kalbshi ne burg o felliqesira

    1. M
      Myzeqari

      Jepni mirë vend ndodhjen...... . Hapni google........ . Nuk ka Farkë të Madhe në Fier. As Farkulli nuk ka. ........ . Fshati quhet Frakull. Frakull, ku të bëhet bytha akull..... Frakulla e Madhe, Frakulla e Vogël.

      Lini një Përgjigje