Çfarë shkruante Vis Martinaj në mesazhin e fundit, gazetari: E tradhtuan shokët që i besonte verbërisht

5 Shtator 2022, 10:41Kronika TEMA

Çfarë shkruante Vis Martinaj në mesazhin e fundit, gazetari: E

Gazetari Elton Qyno tregoi për Euronews Albania se para se Elvis Martinaj të zhdukej familja ka pasur kontakte në forma të ndryshme me të.

Ai tha se mesazhi i fundit i Martinajt ka qenë me xhaxhain e tij, më 8 gusht të këtij viti ku i kishte kërkuar të kishin kujdes pasi mund të kishte kontrolle.

“Pas disa minutash nëna e Brilant Martinajt, i ka çuar një mesazh ku e ka pyetur se nga kush duhet të ruheshin. 

Nga ky moment ai nuk është përgjigjur më dhe familja nuk ka pasur më asnjë kontakt me të në telefon.

Kur kanë nisur të kontrollojnë kamerat, kanë konstatuar se zona e Shijakut ka qenë vendi i fundit ku ai është zhdukur”, tha gazetari.

Gazetari tha se familjarët dyshojnë se Elvis Martinaj është tradhtuar nga shokët të cilëve iu besonte verbërisht.

"Është zënë në besë sipas tyre. Pikëpyetja më e madhe është se pse nuk po e merr SPAK këtë cështje dhe pse policia s’ka një deklaratë zyrtare”, tha gazetari.

Gazetari Elton Qyno tha se familja e Ervis Martinajt nuk ka hapur mortin në emër të djalit të tyre.

Ai tha se nga komunikimet me babanë e Martinajt, shpresat se mund të gjendet janë të humbura.

Por nga ana tjetër familja ka nisur një hetim privat lidhur me zhdukjen e të shumëkërkuarit.

“Familja po heton privatisht bashkë me shoqërinë e Ervis Martinajt, kemi edhe hetimin nga prokuroria e Laçit që po heton të njëjtën ngjarje. 

Familja ka më tepër burime të kontaktit se me cilët persona shoqërohej djali i tyre”, tha Qyno.

7 Komente

  1. L
    Leonora

    Bo,bo! Cfare po na degjojne veshet: Ervis Kryemafiozin e paskan tradhtuar shoket? Hahaha! Mendja me shkon se Jeton Lami e ka hypur ne avionin e linjes Tirane-Londer dhe pastaj ... Ervisi i di mire rruget e botes.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Futja kot

      Qyno eshte analfabet funksional. Nuk ka haberin e idene çfare nxjerr nga goja. Fraza pa kuptim si kjo "Kur kanë nisur të kontrollojnë kamerat, kanë konstatuar se zona e Shijakut ka qenë vendi i fundit ku ai është zhdukur”, tha gazetari. Se si mund te zhduket tobi ne disa vende te para apo te fundit, Vetem Qyno e di. Si me thene vendi i fubdit ku lindi apo vendi i fundit ku vdiq. Ky trapi shkon pi ndonji kage di zar me ndonji ish polic pijanec e i jep noi qofte e na percjell sajime e thashetheme qe s i pertypin as lopet as çakejte

      Përgjigjjuni
    2. 1
      19

      Ja u them une te verteten e kan zhduk forcat speciale amerikane dmth FBI prandaj mos beni ger ger se ed rama punon bashke me salen po kot bejne sikur zihen .pune agjenturash komplet .

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cia

        Ore ka shume vete qe thone eshte gjalle

        Përgjigjjuni
      2. A
        Askushi

        TE HETOHET RECI NE LAC AI ESHT KRYESORI I DI MIR PAZARET QE KA PAS BO DIKUR , E KA INDRIT DOKLEN TE FEJUARIN E MOTRES , FILLOHENI KE RECT SE NUK JAN ME TE MIR SE MARTINAJ ,MASKARENJ JAN DHE KETA .

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Ore po keta "gazetaret zbulues" kaq te veshtire e kane qe te gjejne ku eshte "Visi i tyre i dashur"? Po kjo eshte fare e thjeshte. Kete bukurosh me 4 femije dhe qe ka dashnore "misset" e botes dhe i "shkolluar" ne Talje, kerkojeni dhe me siguri do ta gjeni ne nje nga vilat, apartamentet dhe pronat e pa fundme te familjes "modeste" dhe te "varfer" te Sali Ram Berishes sepse eshte kushuri shume i afert me femijet e tij, te cilet, sipas edukates se shendoshe qe u ka dhene "lexhenda", nuk jane ngaterruar me gjana te paligjshme, veçanerisht Zeni, qe o shemull i dliresise te cilen e ka mare nga trashegim nga e oma.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fevzo qime deri

            Dakort e ke qare i ke thene te gjitha ,vetem te vilat e zenit e gjene se dhe parate bashke i ndanin.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje