Kishte fshehur në makinë 40 kg kokainë me vlerë 10 mln euro, arrestohet shqiptari në Itali

4 Shtator 2022, 16:53Kronika TEMA

Kishte fshehur në makinë 40 kg kokainë me vlerë 10 mln euro,

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me 40 kilogramë kokainë të pastër, e cila sipas autoriteteve italiane ka një vlerë tregu mbi 10 milionë euro.

Shqiptari e kishte fshehur drogën në makinë dhe në shtëpi, ndërsa u kap gjatë një kontrolli rutine, që më pas rezultoi në kapje të madhe droge.

Gjithashtu në banesën e shqiptarit u  gjetën para cash, të ardhura të konsideruara nga shitjet, si dhe mjete që përdoren për paketimin e drogës.

Mediet italiane raportojnë se një pjesë e sasisë së kokainës u gjet në timonin e makinës.

Shqiptari eshë arrestuar në Ancona të Italisë. Ndërsa pas hetimeve rezultoi se 30-vjeçari shqiptar ishte në kërkim nga Guardia di Finanza e Bresciaa, e cila prej disa kohësh po e mbante në mbikëqyrje,  për shkak se i riu  kishte marrë një apartament në Ankona në via Primo Maggio dhe  në Baraccola, të cilin e përdorte  si laborator për përpunimin dhe ruajtjen e drogës. 

1 Komente

  1. k
    k

    Duket qartë se është sulm politik.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje