Fation Bushgjokaj mohon vrasjen e Renis Dobrës: Kemi punuar me drogë në Gjermani

17 Korrik 2025, 10:03Kronika TEMA
Fation Bushgjokaj mohon vrasjen e Renis Dobrës: Kemi punuar me drogë

Fation Bushgjokaj, një prej tre vëllezërve të arrestuar për vrasjen e Renis Dobrës në Mat, ka dhënë dëshminë para grupit hetimor.

Ai ka pranuar se me 23-vjeçarin janë njohur në Gjermani dhe kanë punuar në aktivitete të paligjshme të trafikut të lëndëve narkotike.

Megjithatë, ai mohon të ketë lidhje me vrasjen e tij, duke theksuar se nuk ka asnjë përfshirje në ngjarje, por pranon konfliktet dhe sherret që ka pasur më parë me viktimën.

Ishte mbrëmja e 8 korrikut, kur 23-vjeçari nga Dibra, Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra me litar. 8 ditë pas vrasjes që tronditi jo vetëm fshatin e vogël Madhesh të Matit, por të gjithë vendin, zbulohen detaje të reja që hedhin dritë mbi vrasjen e të riut. Tre vëllezër nga Tropoja, me banim në Kamëz, dyshohet se fshihen pas ngjarjes së rëndë kriminale.

Të tre vëllezërit Bushgjoka, personazhe të njohur për Policinë, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Dobra, të cilin pasi e vranë me litar e hodhën bashkë me makinën e tij buzë liqenit të Shkopetit.

Në ndihmë kanë pasur edhe persona të tjerë, ndërsa hetimet e bluve deri më tani kanë çuar në pranga 2 persona, 2 janë shpallur në kërkim. 

Dëshmitë dhe pamjet e kamerave të sigurisë kanë çuar grupin hetimor në drejtim të tre vëllezërve nga Tropoja. Në pranga ka rënë Fatjon Bushgjokaj, ndërsa në kërkim janë shpallur dy vëllezërit e tij Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.

Po ashtu, blutë kanë arrestuar edhe një tjetër bashkëpunëtor, Petrit Çakrri banues në Tropojë.

 

7 Komente

  1. M
    Maloks and Dogs Not Allowed !

    maloket “in action” !

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Po keni punu me drogë, qenkeni “familje e nderuar”. Malokët janë mallkimi dhe fatkeqsia e kombit.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Laluc = perdhunues i familjes se vet

        Ti je ai qe perdhunoi vajzen e vet 5 vjecare ne Fier ?!

        Përgjigjjuni
      2. s
        sam

        Rrace kriminelesh. Survejim 24 ore gjithe ketij lloji

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bruno

          Qr m vlla. Thash kishte nji me origjine icik me poshte. Kto paskan qen tgjithe kokrra e malokut jo vetem nga sjellja por edhe nga ftyra. Ejjj Zot i modh

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pirdh se lirohesh ose ta liroj une

            Ne fakt te perdhunosh femijen tend 5 vjec eshte krenari per *ata * me poshte (ne Fier) . Aman ci keni keto karlliqe .

            Përgjigjjuni
          2. A
            Andreas

            Qenkan katolike si gjyshja e kryeministrit!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje