
Janë publikuar pamjet pak pas vrasjes së Edmond Papës në një lokal në Selitë. Viktima u qëllua nga një autor ende i paidentifikuar, i cili hapi zjarr ndaj tij duke e vrarë me 9 plumba.
Edmond Papa nga Saranda, i cili u ekzekutua një ditë më parë në zonën e Selitës në Tiranë, rezulton se ka ndërruar mbiemrin nga Hoxha në Papa. 49-vjeçari, Edmond Papa dyshohet se e ka ndërruar mbiemrin gjatë kohës që ka jetuar në Greqi.
Foto e marrë nga Report TV

Edmond Papa nuk njihej si njeri problematik në Sarandë, ndërsa pjesën më të madhe të kohës ka jetuar në Angli si dhe në Greqi. Por së fundmi jetonte në Angli dhe ishte i martuar, në Sarandë ai njihej edhe si bamirës, sidomos gjatë pandemisë. Gjatë muajve të izolimit të pandemisë ka shpërndarë ndihma për njerëzit në nevojë, por edhe për spitalin e qytetit të Sarandës ku ka bërë një donacion për maska dhe pajisje të tjera mjekësore të cilat ishin të domosdoshme për stafin e spitalit në ditët e para të pandemisë. Përveçse ishte pronar i hotel 'Blue Sky', Edmond Papa, kishte edhe një qendër biznesni në qendër të qytetit pranë gjykatës.
Lini një Përgjigje