FOTO LAJM / Atentati në Rinas: Plumbat e kallashnikovit goditën edhe makinën e një qytetari

13 Nëntor 2025, 09:26Kronika TEMA
FOTO LAJM / Atentati në Rinas: Plumbat e kallashnikovit goditën edhe

Zbardhen detaje të reja nga atentati pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, mik i Emiljano Shullazit, ndërsa i plagosur mbeti shoku i tij, Muçi Shaljani.

Autorët hapën zjarr me breshëri kallashnikovi, duke qëlluar disa herë drejt automjetit ku ndodheshin dy viktimat. Plumbat kanë përshkuar edhe zonën përreth, duke goditur makinën e një qytetari, i cili thuhet se ishte brenda në makinë.

Fatmirësisht, nuk është lënduar, ndërsa breshëria e plumbave ka prekur gjithashtu fasadat e disa bizneseve pranë vendit të atentatit.

Lini një Përgjigje