Dje iu ekzekutua 'krahu i djathtë' në Rinas, Emiljano Shullazi nuk paraqitet në gjyq

12 Nëntor 2025, 16:06Kronika TEMA
Dje iu ekzekutua 'krahu i djathtë' në Rinas, Emiljano

I dënuari për grup të strukturuar kriminal, Emiljano Shullazi, nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqësore për dosjen e njohur si “Revanshi”.

Mungesa e tij vjen një ditë pas vrasjes së mikut të ngushtë, Gilmando Dani, i cili u ekzekutua me breshëri kallahnikovi në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit.

Gilmando Dani, i cili thuhet se kishte marrë kontrollin e rrjetit të mbetur të grupit, konsiderohej si “syri dhe veshi” i Shullazit jashtë qelisë.

Ai shihej si figura kyçe që mbante lidhjet midis anëtarëve të lirë të grupit dhe Shullazit, i cili prej vitesh ndodhet në qeli.

Deri më tani, nuk dihen ende arsyet e mungesës së Shullazit këtë të mërkurë në gjykatë, ndërsa mbetet e paqartë nëse ajo lidhet me çështje sigurie.

3 Komente

  1. S
    Sass

    Trimat po na ikin cdo dite

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXXL

      Jepini lirine e kerkuar Shullazit, se e ndreqin drejtesine kundershtaret e tij.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Turi

        Gilmandon se kam njohjt po ne skayt qe u hapen vetem Shullazi dhe Gilmando nuk dalin legene dhe shitesa si dalin plerat e Nikles dhe llumratbe Durrsit

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje