Kokainë, tokat pranë "Cassa Italia" dhe fajdet: Pistat ku po hetohet për atentatin e Rinasit! Policia kërkon dëshminë e Elvis Kosovës, makinën ia kishte dhënë G.Sh

12 Nëntor 2025, 17:55Kronika TEMA
Kokainë, tokat pranë "Cassa Italia" dhe fajdet: Pistat ku po

Elvis Kosova, pronari i mjetit luksoz Mercedes Benz S Class me të cilin udhëtonin dje Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, është kërkuar të merret në pyetje nga Policia e Tiranës. Në një reagim në rrjetet sociale ai ka mohuar të ketë pasur një mjet të tillë, por në letra ajo figuron në emër të tij.

Sipas burimeve të gazetarit Elton Qyno, Kosova ia kishte dhënë makinën shtetasit Gentian Sh., një personazh që në muajin gusht 2025 mbeti i plagosur në afërsi të zonës së Komisariatit Nr.3 në Tiranë.

Me sa duket, dyshimet janë se Gentian Sh, makinën e Elvis Kosovës, ia ka lënë në dorë të Mustafa Sheqerit ose Gilmando Danit, të cilët e kanë përdorur në datën 7 nëntor 2025 për të shkuar në drejtim të aeroportit të Rinasit, nga ku më pas do udhëtonin drejt Barcelonës në Spanjë.

Makina e Kosovës ka qëndruar e pa lëvizur për 3 ditë me radhë në garazhin e aeroportit të Rinasit, ndërsa mjeti doli nga parkingu pikërisht mesditën e djeshme kur dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Policia e Tiranës ka kërkuar marrjen në pyetje të Elvis Kosovës, me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes së rëndë. Ai njihet si "Visi i garave" për shkak të garave me makina dhe është djali i biznesmenit të ndërtimit Arben Kosova.

Ndërkohë nga këqyrja e vendit të ngjarjes, Policia ka sekuestruar mbi 80 gëzhoja automatiku, fakt i cili tregon se Mustafa Sheqeri alias Muçi Shaljani dhe Gilmando Dani, janë përballur me një intensitet të lartë të shtënash, pa i dhënë mundësi të largohen dhe të reagojnë për tu mbrojtur.

Gilmando Dani ka qenë objektivi kryesor i këtij sulmi pasi drejtimi më i madh i plumbave janë lëshuar pikërisht në vendin ku ndodhej ai.

Hetimet janë fokusuar në disa pista hetimore, siç është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale, konfliktet e fajdet financiare e deri tek bashkëpronësia e disa sipërfaqeve toke prapa zonës së "Casa Italia" dhe trafiku i kokainës.

Dani dhe Sheqeri sapo ishin kthyer nga Spanja, ku siç dyshon Policia, kishin shkuar për koordinim të punëve në trafikun e drogës.

7 Komente

  1. K
    King D

    Po punojne me tre turne keta dy dite.. direkte nate e dite... komplet studioTv.. gazetare... analiste.. eksperte krimi etj.etj dhe neser po e njejta gje.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Z

      I "rregulluan" punet e droges dhe moren shperblimin.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klimax

        Epoka e maskarenjve! Me çfarë ushqehet kjo farë që ka djallin brënda saj që në embrion?!!!! Këta nuk janë një e dy, ky është një virus që ka prekur ç'do qelizë të shoqërisë!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Turi

          Po pse bini pre e budalleqeve o gazetare,ata jan vrare na hasmeria qe ka vite qe vazdon ju thoni akoma fajdet e droga e bythes. Pse i largoheni gjese qe e din te gjithe. Nuk behet politike me keto gjera se te vret zoti

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toni

            Po pse se rethojn vendngjarjen..4 ose 5 km mbas krimit po helicopter ku eshte...jeni dhe ne airport...po kush ju beson juve vetem budallenjt...

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edlira

              Jetë të hedhura në plehra!Mund te kishin punuar,te krijonin familje,te jetonin me djersen e ballit,te ishin te qete....Vdesin duke vrare njeri-tjetrin per parà krimi! Jane "para haram" thonte pleqte me te drejte...asnje njeri nuk i gezon i qete e pa telashe!!!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tori

                Kta nuk shkojne me shum se 50 vjec,,,makaimumi qe jetojne,,,

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje