Kjo strukturë metalike te "Jordan Misja" për të lidhur Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorinë e Posaçme ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe opinionin publik. Ajo tashmë mësohet se do të shërbej si një korridor ngritur mbi rrugë për të lidhur hetuesit me prokurorët.
Dy institucionet, ndahen në mes nga një rrugë automjetesh dhe për të lehtësuar më tepër bashkëpunimin dhe efikasitetin, është vendosur që të ngrihet kjo strukturë metalike e cila është ende e papërfunduar.
Siç shihet, ajo nis nga godina e Byrosë Kombëtare të Hetimit në anën e sipërme të rrugës dhe përfundon në hyrjen e godinës së SPAK e GJKKO, por mesa kuptohet nga fotografitë, këmbët metalike vazhdojnë dhe më tej dhe struktura pritet të jetë më e gjatë.
Me marrjen e drejtimit të SPAK nga Klodjan Braho, është kërkuar që hetuesit e BKH-së të ngrihen në një nivel tjetër, për të fituar pavarësi nga Policia e Shtetit, për shkak se herë pas here ka pasur raporte për dekonspirim të operacioneve.
I moren godinen e UKT lalit, pastaj e futen ne burg - pabesia e katunarve s’ka te paguar!
Mbillni ca zvaranik lulesh! Qe te Quhet !ura e shtepive me Gjethe ! Ju kujtohet :—. ShTEPIA ME GJETHE ????????????????
Duhen harxhuar lek sa me shume nga taksat dhe pasuria e ketij vendi per kete drejtesine tone te perkushtuar militantiste qe ben zero pune te hairit
U mor vesh pse nuk u ka ecur edhe aq mirë puna deri tani, qenkan lodhur nga rruga e gjatë për të shkuar te njëri-tjetri. Të shikohet tenderi, kujt ia kanë dhënë? A e fitoi ai që ofroi koston më të ulët? A ka ndonjë lidhje me "udhëheqjen" e njërës apo të dyjave? Për ta verifikuar të ndiqen metodat që ka përdorur deri tani SPAK-u dhe BKH-ja.
Me ne fund do meren dhe me dosjet e 21 Janarit e Gerdecit
Perse lodhen kot keto te Spak-ut, pasi jo me vone se 1.5 vite nuk do te kete me as Spak e as BKH, se ligjerisht ju mbaron mandati, apo me kete investim shpresojne se kuvendi do zgjase mandatin. Kurre me nuk ndodh kjo, pasi keto prokurore e hetues kane shkelur mbi te drejtat e thjeshta te qytetareve. Prokurore si Dado nuk mund te vazhdojne te terrorizojne me qytetaret.