
Këto janë foto pranë godinës së Top Channel që u godit me armë dhe për pasojë ndërroi jetë roja i sigurisë Pal Koka, 60 vjeç.
Sic duken shenjat e plumbave në kangjella dhe xhamat e godinës. Drejt godinës u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe në vendngjarje mbetën 25 gëzhoja.
Nga të dhënat paraprake, autorët kanë lëvizur me një automjet tip Range Rover, i cili rezulton se është vjedhur në Shkodër.
Plumbat janë derdhur në katin e parë dhe dytë të godinës si edhe në kabinën ku ndodhej roja, i cili mori një plumb dhe ndërroi jetë pak minuta pas ngjarjes së rëndë.
Mjeti Range Rover u gjet i djegur në Golem, brenda të cilit ndodheshin edhe dy kallashnikov.
Asnje çudi. Ne ate mender tv jane qelluar historikisht me arme. Remember Tan Lepri ne vitet 2000??